Fatmir Limaj dhe Ali Ahmeti, biseduan për zhvillimet aktuale në rajon

Kryetari i NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj sot ka pritur në takim, Kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Limaj e Ahmeti, në takimin e zhvilluar sot, kanë biseduar për zhvillimet aktuale politike, ekonomike dhe sociale në Kosovë e Maqedoni.

Limaj ka falënderuar Ahmetin për kontributin që ka dhënë për Kosovën në çdo kohë, e gjithashtu tha se stabiliteti dhe qetësia është në të mirë te të gjithë rajonit.

“Kur Maqedonia është mirë në frymën e zhvillimeve demokratike atëherë është shumë më i lehtë zhvillimi i Kosovës, e kur Kosova është mirë në rrugëtimin e saj europian, atëherë çdo gjë do të jetë më e lehtë për Shqipërinë”, tha Limaj gjatë takimit me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.

Ndërsa Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti u shpreh se bashkëpunimi me Kosovën është i domosdoshëm, kur e dimë se vendet tona ndodhën pranë ngjarjeve me rëndësi për rajonin dhe Europën.

Ahmeti gjithashtu ka uruar Kryetarin Limaj për themelimin e NISMA-s për Kosovën, ku tha se besoj shumë në sukseset e këtij subjekti të ri në Kosovë. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan

Në fshatin Studençan të Komunës së Suharekës, sot është bërë hapja zyrtare e Zyrës Sektoriale Policore, në një ceremoni ku morën pjesë përfaqësues të...

Gjendet personi i humbur në Prizren, ekipi i kërkim-shpëtimit jep detajet

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, njofton se pas kërkimeve intensive gjatë gjithë natës, është bërë e mundur gjetja e personit të humbur...

Lajmet e Fundit