Golf 3 për vetëm 150 euro!

Për vetëm 150 euro në Kosovë mund të pajiseni me Golf 3.

Me këtë çmim këso veture mund të blihet në komunën e Podujevës që udhëhiqet nga kryetari Agim Veliu.

Kjo komunë sot ka hapur ankandin publik për shitjen e tetë automjeteve.

Për tetë automjetet kjo komunë ka vendosur çmimin total fillestar prej vetëm 1920 euro, përderisa në tregun e automjeteve me këtë shumë mund të blihet vetëm një veturë e markës Golf 3.

Çmimi i veturës më të shtrenjtë në këtë ankand publik është vendos të jetë prej 350 eurove.

Ankandi publik i hapur nga komuna e Podujevës për shitjen e automjeteve do të mbahet më 6 maj të këtij viti. /ORAinfo/

Më Shumë

MC Eagles nga Prizreni feston 20-vjetorin e themelimit

Klubi i motoristëve MC Eagles nga Prizreni ka shënuar 20-vjetorin e themelimit, duke mbledhur motoçiklistë dhe adhurues të motorëve në një atmosferë festive dhe...

Më 30 qershor, Totaj mban takimin e parë publik me qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të mbajë  takimin e parë publik me qytetarët për punën e tij dhe të ekzekutivit komunal...

Lajmet e Fundit