11 C
Prizren
E premte, 29 Nëntor, 2024

S’jemi të interesuar për përplasje

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka deklaruar se ngjarjet e fundit nuk mund të nxisin ndonjë destabilizim të brendshëm etnik në Maqedoni. Ai ka thënë se as shqiptarët e as maqedonasit nuk janë të interesuar për përplasje ndërmjet vete. Në këtë intervistë për “Epokën e re”, Ahmeti ka vlerësuar se të dy etnitë dëshirojnë integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.

“As shqiptarët e as maqedonasit nuk janë të interesuar për përplasje mes vete. Tani Maqedonia po ballafaqohet me disa situata tërësisht të tjera, të cilat nuk kanë të bëjnë me etninë. Në veçanti, shqiptarët presin zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, presin të materializohet agjenda e anëtarësimit të vendit në NATO dhe BE”, ka thënë Ahmeti. Ai ka treguar se shqiptarët e këtij vendi duan barazi me maqedonasit dhe fqinjësi të mirë të Maqedonisë me Kosovën dhe Shqipërinë.

Për fyerjet e shqiptarëve nga pushtetarët maqedonas, të cilët janë dëgjuar në përgjimet telefonike, ai ka thënë se nuk e kanë befasuar. Sipas Ahmetit, kjo është pasojë e mungesës së reformimit të mentalitetit të dikurshëm.

“Të jemi realistë, për t’u reformuar dhe për t’u transferuar mentalitetet tona duhet shumë kohë. Unë e kuptoj se provokime dhe ofendime të tilla kanë mundur të ndodhin, por ne duhet të jemi edhe shumë të hapur, sepse edhe nga pala jonë ka ofendime të tilla. Shembull, nëse ata na kanë thënë ‘shiptari’, ne u kemi thënë ‘shka’. Mendoj se këto gjëra janë trashëguar historikisht. Është fakt se këto gjëra kanë ndodhur në ato telefonata, por ato telefonata, pavarësisht se kanë qenë të funksionarëve të lartë maqedonas, kanë qenë private”, ka thënë Ahmeti, duke shtuar se gjëra të tilla nuk kanë ndodhur kurrë në komunikimet zyrtare mes shqiptarëve dhe serbëve.

Megjithatë, Ahmeti ka pranuar se është e papranueshme që fjalori i dëgjuar në përgjime të përdoret nga zyrtarët e lartë shtetërorë maqedonas. Në këtë drejtim ai ka treguar se ka kërkuar hetim nga bashkësia ndërkombëtare të të gjitha proceseve gjyqësore të cilat përmenden në përgjime.

Ahmeti ka mohuar daljen e BDI-së nga qeveria për shkak të ngjarjeve të fundit, duke thënë se ky subjekt politik është votuar nga shqiptarët për t’i mbrojtur interesat e tyre në institucionet shtetërore./Epoka e re/

Më Shumë

Petrit Kryeziu kandidat i vetëm për pozitën e kryeprokurorit të Prizrenit

Prokurori  Petrit Kryeziu është kandidati i vetëm për pozitën e kryeprokurorit të Prizrenit. Kjo është bërë e ditur në mbledhjen e 275-të të Këshillit Prokurorial...

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, gjobitet pronari

Policia e Kosovës ka konfiskuar një automjet të tipit Lamborghini në fshatin Zhur të Prizrenit, pasi ky ishte duke u drejtuar nga një i...

Lajmet e Fundit