Arrestohet Dardan Molliqaj

Sot, rreth orës 09:20, në Aeroportin e Prishtinës, Sekretarit Organizativ të Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqajt, i është ndaluar udhëtimi për në Zvicër, dhe është arrestuar nga Policia e Kosovës. Aktualisht Dardan Molliqaj po dërgohet në njërin prej stacioneve policore në Prishtinë.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! reagon fuqishëm ndaj këtij arrestimi. Dhuna policore e ushtruar më 27 janar, arrestimet masive të qytetarëve pas kësaj proteste, dhuna psikologjike e ushtruar para protestës së 18 prillit, kërcënimet ndaj mësimdhënësve grevistë, dhe së fundi arrestimi i Dardan Molliqajt, flasin për përpjekjen e vazhdueshme të Qeverisë që t’i shtypë dhunshëm protestat qytetare.

Qeveria, në vend që të merret seriozisht me kërkesat e drejta të qytetarëve protestues dhe t’i plotësojë ato, po i arreston protestuesit duke e vazhduar kështu përndjekjen e kërcënimin ndaj qytetarëve, në mbrojtje të shtetit të kapur. Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon me ngulm që Dardan Molliqaj të lirohet menjëherë si dhe paralajmëron Qeverinë që me metoda të tilla represive nuk do të arrijë shtypjen e pakënaqësisë së madhe të qytetarëve”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.

Më Shumë

Junior 06 fiton finalen e parë ndaj Vushtrria Basket në U16

Ekipi i vajzave U16 të Junior 06 Moni Bau ka nisur me fitore serinë finale të Play-Off-it, pasi mposhti Vushtrria Basket me rezultat 79:57,...

Lumnije Rakaj kandidon për deputete nga radhët e PDK-së

Lumnije Rakaj ka njoftuar kandidaturën e saj për deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Partia Demokratike e Kosovës, duke theksuar...

Lajmet e Fundit