“Net/Rrjet” rikthehet me edicionin e shtatë

Ekspozita Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor “Net/Rrjet”, do të organizojë edicionin e shtatë javën e ardhshme në Galerinë e Ministrisë së Kulturës, duke filluar me 13 maj.

Sivjet, artistët bashkëkohorë do të operojnë nën konceptin kuratorial RestArt, me kuratorë Majlinda Kelmendi dhe Zeni Ballazhi. Artistët pjesëmarrës janë Burim Bashi, Dusan Zidar, Irena Paskali, Katerina Belkina, Klodian Deda, Susanne Hofer, Tanja Kalf, Teuta Jashari Kajtazi dhe Eris Kajtazi.

“Net/Rrjet” është themeluar në vitin 2008 dhe paraqet një punë të përbashkët të artistëve bashkëkohorë, të cilët ekzekutojnë në gjini të ndryshme, si pikturë, skulpturë, fotografi, video, instalacion e vizatim.

Më Shumë

Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

20 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare. Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para në zgjedhjet parlamentare,...

Katër persona lëndohen në një aksident ku u përfshinë tri vetura në Malishevë

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident në Malishevë ku u përfshinë tri vetura. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin...

Lajmet e Fundit