Anton Quni: Nano e Millosheviqi kishin një marrëveshje të keqe – Klosi ishte sabotues i luftës!

Deputeti i LDK-se në Kuvendin e Kosovës, Anton Quni, në emisionin ‘Rrokum Roll’ në Televizionin Rrokum, ka folur për shumë momente që ndërlidhen me luftën dhe prapavijën e luftës së vitit 1998-1999.

Në pyetjen e Jupollit se pse u vra koloneli Ahmet Krasniqi, Quni tha se arsyet duhet të kërkohen në një marrëveshje ekzistuese – asokohe mes Sllobodan Millosheviqit dhe kryeministrit shqiptar të asaj kohe, Fatos Nano – sipas se cilës lufta duhej të ishte “e kontrolluar, jo me armatime të rënda dhe pa kuadër profesional”.

Duke folur për nismat e para të organizimit për luftë, Quni tha se pas Kushtetutës se Kaçanikut janë ngritur institucionet e sigurisë në Kosovë.

“Është formuar Ministria e Mbrojtës dhe kolonel Ahmet Krasniqi është nominuar nga ana e Qeverisë në ekzil, me kryeministër Bujar Bukofshin. Mbështetjet e luftës ishin mbi 70 për qind nga LDK. Deklarata e Rugovës për me e mbrojt pragun e shtëpisë ishte urdhër për luftë”.

Duke i komentuar deklaratat e paradokohshme të ish-shefit të SHIK në Shqipëri, Fatos Klosit, Quni tha Klosi ka pasë mundësi me u vu në shërbimin për kauzën kombëtare, por se po shihet se ai e ka favorizua njërin formacion derisa tjetrin e ka refuzuar.

“Duhet të hetohet nga organet kompetente, nëse ai i ka bë mirë vendit apo jo”.

Quni ka thanë se problemet në Shqipëri kanë qenë të shumta, që prej ardhjes në Aeroportin e Rinasit e deri të akomodimi i ushtarakëve. Ai deklaron se shumë agjentë të SHIK-ut kanë rrezikuar jetën për ta ndihmuar luftën, porse ka pasë edhe të atillë që kanë tejkaluar autorizimet.

“Është fat i madh që Klosi nuk ia doli me e shtri autoritetin e tij në të gjitha celulat dhe organizimin ushtarak. E ftoj Klosin në debat si burri me burrin, për me i sqarua të gjitha çështjet që kanë ndodhur në atë kohë”.

Quni thotë se Klosi është si një kometë që zgjat pak sekonda e fiket, ndërsa shton se vrasja e Ahmet Krasniqit e ka dëmtuar shumë luftën, për çka Klosi duhet vetë të shtrojë pyetjen se pse u vra ai!

“Klosi i ka shërbyer pengesave për ta ndihmuar luftën çlirimtare, si me kuadro ashtu edhe me armatim”.

Ai thekson se Kosova e ka pasë kauzën e drejtë të luftës për liri dhe se në këtë situatë të ngrihet Klosi e të mohojë luftën dhe sakrificën e luftës, nuk mund të quhet ndryshe përveçse një sabotues i luftës. /Rrokum/

Më Shumë

Totaj pret ambasadorin slloven, diskutohen projektet në arsim dhe zhvillim ekonomik

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur ambasadorin e Slovenia në Kosovë, Borut Blaj, i shoqëruar nga Milena Radenkovi?. Sipas tij, gjatë takimit është diskutuar...

Malisheva përballet me mungesë uji dhe energjie

Malisheva vazhdon të përballet me mungesë të ujit të pijshëm dhe ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme...

Lajmet e Fundit