Nedeljkoviq: Nuk i pranojmë zgjedhjet

RadenkoNedeljkovicSerbët e veriut të Kosovës nuk i pranojnë zgjedhjet të cilat i organizojnë autoritetet e Prishtinës, ka deklaruar të premten i ashtuquajturi kryeshef i Qarkut të Mitrovicës, Radenko Nedeljkoviq.

Ai ka thënë për mediet serbe se takimi i udhëheqjes shtetërore me serbët e veriut të Kosovës, të mbajtur të enjten, ka kaluar në një atmosferë korrekte dhe secili i ka paraqitur qëndrimet e veta, por ka përsëritur se serbët e veriut të Kosovës nuk pranojnë heqjen e institucioneve të Serbisë në Kosovë.

“Formimi i institucioneve sipas Marrëveshjes së Brukselit, për Serbinë është e papranueshme, sepse kjo bëhet sipas legjislacionit të Kosovës dhe me këtë shpërbëhen institucionet e shtetit të Serbisë”, ka thënë Nedeljkoviq, duke bërë me dije se serbët e veriut të Kosovës i pranojnë vetëm zgjedhjet që i organizon shteti i Serbisë.

“Ne nuk duam shtet tjetër, dëshirojmë të mbetemi dhe të qëndrojmë në Serbi”, ka thënë Nedeljkoviq.

Më Shumë

E dhimbshme: Vdes i mituri që u aksidentua ditë më parë në Zhur të Prizrenit

Një fëmijë ka humbur jetën në QKUK, i cili më 27 maj ishte goditur nga një veturë në Zhur të Prizrenit. Rastin e ka konfirmuar...

Përkujtohet Komandant Hekuri

Në fshatin Mrasor të Rahovecit është përkujtuar heroi i kombit, Skënder Rexhepi – Komandant “Hekuri”, në ditëlindjen e tij të 61-të, përmes vizitës në...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit