15.8 C
Prizren
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Politika në shërbim të krimit të organizuar

Intervistë me Rexhep Selimin, deputet i “Vetëvendosjes”

Selimi:Shoqëria e pakënaqur me keqqeverisjen dhe krimin e organizuar akoma nuk është sa duhet e organizuar për të vepruar

“Kosova Sot”: Po e fillojmë me Gjykatën Speciale. Si do të përpiqet “Vetëvendosje” ta pengojë themelimin e kësaj Gjykate kur dihet se keni një qëndrim kundër?

Rexhep Selimi: Konsideroj se nuk do të duhej të ishim të izoluar vetëm tek qëndrimet e ‘Vetëvendosjes’ që janë kundër, e që gjithsesi janë qëndrimet të drejta por ne do të do të duhej ta analizonim nëse i ndihmon drejtësisë apo e bënë të kundërtën një gjykatë e tillë. Kosova ka shumë nevojë për drejtësi, ka aq shumë nevojë sa që mos pasja e drejtësisë e ka stagnuar zhvillimin e Kosovës. Kështu që po, ne kemi nevojë për drejtësi por kundërshtimi i jonë për Gjykatën Speciale, nuk është kundërshtim ndaj drejtësisë, por pikërisht është kundërshtim ndaj padrejtësisë, për shkak se një gjykatë e tillë, e cila mbështetet në paragjykimet për gjoja krimet që ka bërë UÇK-ja është një pa drejtësi edhe ndaj UÇK-së, edhe ndaj Kosovës, por edhe ndaj shqiptarëve në përgjithësi. Asnjë rast i vetëm nuk duhet të jetë i pazbuluar

“Kosova Sot”: Ka zëra që kërkojnë zgjerimin e hapësirës kohore të veprimit të kësaj gjykate ndaj krimeve që kanë ndodhur, çka mendoni ju?

Rexhep Selimi: Nëse bëhet fjalë për një Gjykatë Speciale, për krime lufte, dhe kjo gjykatë ka një periudhë të caktuar, ajo periudhe e caktuar do të duhej të ishte lufta. Nëse krijohet një gjykatë për krimet e pas luftës, atëherë le të merret me krimet e pas luftës, krimet janë krime kurdo që kanë ndodhur ato, qoftë para, gjatë apo pas luftës, por po flas teknikisht, nëse bëhet fjalë për Gjykatë të krimeve të luftës do të duhej të pretendonte që të merret me krimet e luftës, nëse ka krime lufte pas luftës, le të na e thotë dikush, e nëse ka vazhduar lufta edhe pas luftës edhe këtë le të na e thotë dikush, por krejt kjo çka po ndodh tani është vetëm një kamuflim në emër të krimeve të luftës..

Më Shumë

Nismë për përmirësimin e shërbimeve pronësore dhe fuqizimin e grave në biznes në Suharekë

Në Komunën e Suharekës u mbajt një takim mes përfaqësuesit të Aktivitetit të USAID-it “Qeverisja e Pronës”, Leotrim Gërmizaj, dhe përfaqësuesit të Shoqatës së...

Totaj mori pjesë në ceremoninë e 25 vjetorit të USAID-it në Kosovë

Për nder të 25 vjetorit të pranisë së USAID-it në Kosovë, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, mori pjesë sot në ceremoninë e...

Lajmet e Fundit