Maqedonia kërkon ndihmë nga 17 shtete për Kumanovën

Ambasadorja e Maqedonisë në Kroaci, Daniela Karagjjozoska, tha se Maqedonia për shkak të sulmit në Kumanovë ka kërkuar ndihmë nga vendet e tjera, por askush nuk është përgjigjur pozitivisht.

“Pasi shpërthyen përleshjet e armatosura në Lagjen e Trimave në Kumanovë, Maqedonia ka kërkuar ndihmë nga 17 vende. Disa prej tyre janë nga rajoni, dhe disa anëtarë të aleancës së NATO-s, por askush nuk donte që ta na ndihmojë. Shumica nuk i janë përgjigjur kërkesës”, tha ambasadorja e Maqedonisë në Kroaci, Karagjiozoska.

Ajo shtoi se autoritetet maqedonase kanë kërkuar të dhëna për zbulim që do të ndihmonte në luftën kundër terrorizmit, por askush nuk donte të ofrojë ndihmë..

Ajo nuk ka komentuar nëse edhe Kroacia ishte në mesin e vendeve që nuk pranuan të ndihmojnë Maqedoninë. Karagjozoska tha se Ambasada e Maqedonisë në Zagreb ka rritur masat e sigurisë pas sulmit në Kumanovë. /Tetova Sot/

Më Shumë

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Ramadan Zymeraj

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe...

Lajmet e Fundit