3.9 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Çmimi “Ali Podrimja” i ndahet shkrimtarit Jevrem Brkoviq

Është ndalur para portretit të Ali Podrimës e ka ndërruar disa fjalë me të, si vëllai me të vëllanë. Është përkulur para fotografisë së tij, e pastaj i është kthyer kah të pranishmit, pasi ka pranuar Çmimin “Ali Podrimja” që sivjet i është ndarë shkrimtarit nga Mali i Zi, Jevrem Brkoviq. Me zërin që i dridhej nga emocionet Brkoviç, ai është drejtuar vëllait të tij, Ali Podrimjes.

“Ja i dashuri vëllai im Ali, erdhi edhe ai momenti imagjinar, kur unë si një plak qëndroj para këtyre njerëzve të nderuar dhe po e pranoj shpërblimin me emrin tënd”, kanë qenë fjalët e shkrimtari që ka pranuar çmimin në paraditen e së enjtes (dje). Këtë moment ai e ka quajtur madhështor dhe të dhimbshëm. “I dashur Ali Podrimja u takojmë popujve që më shumë e kanë dashur vëllamin, sesa vëllanë nga nëna e babi. 40 vjet i dashur Ali kemi ecur nëpër këtë tokë që kudo na ka pritur e përcjell me zemërgjerësi”, është shprehur Jevrem Brkoviq para zyrtarëve nga Koracia, Mali i Zi, Norvegjia, shkrimtarëve e akademikëve. E pranishme ishte edhe bashkëshortja e Ali Podrimjes.

Në emër të jurisë së Çmimit për Letërsi “Ali Podrimja” ka folur Agim Vinca, kryetari i jurisë, ka thënë se Jevrem Brkoviq është pa dyshim një nga krijuesit më me zë në hapësirën e ish-Jugosllavisë. Vinca ka thënë se ai është autor i një opusi të gjerë krijues.

“Me penën e tij të mprehtë dhe guximin e tij intelektual, ai iu kundërvu dhunës dhe të keqes, duke marrë në mbrojtje konfrom traditës së të parëve, të rrezikuarit nga ideologjia e urrejtjes, viktima e parë dhe e fundit e së cilës qe siç dihet Kosova dhe shqiptarët”, ka thënë Vinca, i cili ne juri ka qenë bashkë me Basri Çapriqin dhe Lulzim Tafën.

“Të rrallë janë shkrimtarët që kanë lënë kaq shumë dëshmi të shkruara për luftërat dhe krimet që janë bërë veçanërisht në dy shekujt e fundit në këtë hapësirë. Që kanë demaskuar gënjeshtrat, mashtrimet si Javrem Bërkoviqi, duke ngritur lart njëkohësit qëndresën, bujarinë, krenarinë, trimërinë dhe burrërinë që i ka karakterizuar në shekuj njerëzit e vërtetë, burra e gra, të painfektuar nga virusi shovinist në këtë udhëkryq gjuhësh, popujsh e qytetërimesh që jetojnë në Ballkan”, është shprehur Agim Vinca.

Lulzim Tafa, rektor i Kolegjit AAB, ka thënë se çmimi është ndarë me motivin “Arritje kulminante në fushën e artit dhe të letërsisë”.

“Tek ne shqiptarët ekziston një thënie ‘Miku i mirë në ditë të vështira’, andaj mund të themi se Jevrem Bërkoviq është miku ynë i ditëve të vështira, është miku i Kosovës dhe i shqiptarëve, prandaj është miku ynë i mirë”, ka thënë Tafa, për të shtuar se Jevrem Brkoviq si shkrimtar disident do të kujtohet përgjithmonë.

“Ne sot (e enjte), e nderojmë veprën e tij letrare, brilante që i dha letërsisë, vlerave universale që përfaqëson letërsia”, ka thënë Lulzim Tafa.

Jevrem Brkoviq është një nga personalitet më të shquara të ish-Jugosllavisë, i cili vërtet mund të konsiderohet shpirti i lirë, ka thënë në fjalën e tij Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Kosovës.

“Momentet më të rënda që populli ynë i ka kaluar gjatë viteve të 80-a të shekullit të kaluar ka qenë një nga zërat më të fuqishëm të shembjet së diktaturës dhe të shovinizmit serb”, ka thënë Veseli për shkrimtarin, të cilit çmimi iu nda në ditën e pavarësisë së Malit të Zi.

“Me pavarësinë e Kosovës dhe të Malit të Zi, Serbia e ka fituar shansin për të kuptuar njëherë e mirë se mirëqenia e kombit serb nuk qëndron në sundimin mbi të tjerët”, është shprehur Veseli.

Për ministrin e Arsimit, Arsim Bajrami, është kënaqësi që janë të pranishëm kaq shumë miq nga Mali i Zi, sepse tregon se tani është një realitet i ri, se Kosova e Mali i Zi janë duke shkuar nga e ardhmja dhe jo nga e kaluara.

Organizatorë të Çmimit “Ali Podrimja” janë Shoqata e Malazezëve të Kosovës me president Slobodan M.Vujiçiq dhe Kolegji AAB. /Zëri/

Më Shumë

Aliu nga IHMK: Ndryshime të mëdha të motit nga nesër

Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka folur për kushtet atmosferike që priten të mbizotërojnë në ditët në vijim.     Sipas tij, mjegulla që ka...

Ylli shkëlqen ndaj Tiranës

Golden Eagle Ylli fitoi përballjen ndaj Tiranës me rezultat 87:59 (32:12, 16:22, 26:14, 13:11), në javën e parë të Ligës Unike. Te vendasit u dalluan...

Lajmet e Fundit