Festa kthehet në mort, vret vëllanë pas ditëlindjes

Ngjarja e rëndë e ndodhur dje në Kurbin ka tronditur mbarë opinionin publik.

Policia ka zbardhur edhe detajet e ngjarjes së rëndë ku vëllai vrau vëllanë me kallashnikov.

Afrim Sela vrau vëllanë e tij 33-vjeçar Fabjan Sela pas një debati.

Familja Sela ishte mbledhur për të festuar ditëlindjen e një të afërmi dhe vëllai i madh Afrim Sela nisi një debat me viktimën për shkak të një konflikti të vjetër.

Gjakrat u nxehën shumë pasi dy vëllezërit kishin pirë dhe Fabjan Sela u çua nga tavolina për t’u drejtuar drejt banesë së tij e cila ishte 50 metra larg.

Por autori i vrasjes Afrim Sela e ka ndjekur deri në banesë ku e ka goditur me breshëri plumbash nga të cilat 3 kanë goditur viktimën.

Ai është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë por ka humbur jetën dy orë pas ngjarjes për shkak të plagëve të rënda.

Policia e ka arrestuar autorine vrasjes në Fushë-Krujë ku ishte fshehur në banesën e djalit të tezes.

Më Shumë

Sot temperaturat maksimale deri 27 gradë Celsius

Sot në vendin tonë parashihet mot me vranësira dhe intervale me diell. Vende-vende vranësirat do të shoqërohen me riga lokale shiu. Vende-vende vranësirat do të...

Vrasja në Kobaj të Prizrenit: Një tjetër në gjendje të rëndë

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj në Prizren. Pas përleshjeve mes dy familjeve (kushërinjve), një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë...

Lajmet e Fundit