Godet Ermira Mehmeti, deputete e BDI-së: Mjaft ishte, është koha për dorëheqje!

Ermira Mehmeti, deputete e BDI-së në Kuvendin e Maqedonisë, nuk i beson më Qeverisë pjesë e së cilës është subjekti i saj. Madje, ajo thotë se kjo Qeveri e luftoi Marrëveshjen e Ohrit dhe vendosi autoritarizëm në vendin. Lexojeni të plotë postimin e saj:
“Une kam votuar per kete Qeveri sepse kam besuar se:

– do te anetaresohemi ne NATO
– do te nisim negociatat per UE
– do te realizojme premtimet per barazi te plote
– do te rikthejme vlerat e demokracise
– do te rivendosim sigurine

Por, gjate gjithe kesaj kohe, Qeveria:

– e izoloi vendin nga partneret nderkombetare
– e rrenoi imazhin pozitiv te vendit
– nuk tregoi asnje respekt per parimet e bashkeqeverisjes etnike
– pa ndalur e luftoi realizimin e Marreveshjes se Ohrit
– vendosi autoritarizmin ne vend te demokracise
– refuzoi dialogun
– rrenoi bashkejetesen
– prishi kohezionon e brendshem

Mjaft ishte. As qytetaret dhe as komuniteti nderkombetar nuk mbeshtet qeverisjen jodemokratike. Eshte koha per doreheqje” (sic). /Telegrafi/

Më Shumë

U raportua si e zhdukur, gjendet 65-vjeçarja në malet e Prevallës pas më shumë se tri orësh kërkime

Një bashkatdhetare 65-vjeçare nga Zvicra ka humbur rrugën pasditen e së martës gjatë një shëtitjeje me familjarët në malet e Prevallës. Sipas informacioneve fillestare, ajo...

Kuvendi i Prizrenit miraton ndarjen e Çmimit të Lirisë “Remzi Ademaj” për Adem Demaçin

Kuvendi Komunal i Prizrenit  ka miratuar unanimisht propozimin për ndarjen e Çmimit të Lirisë “Remzi Ademaj” (pas vdekjes) për veprimtarin e njohur shqiptar, Adem...

Lajmet e Fundit