Pranga babait e 3 djemve

Katër persona, tre vëllezër dhe babai i tyre, janë vënë në pranga pasi iu janë gjetur në banesë një sasi e konsiderueshme lëndësh shpërthyese, municione luftarake dhe bimë narkotike.

Sipas burimeve zyrtare të policisë së kryeqytetit, mësohet se komisariati Nr. 5 sot ka përfunduar me sukses operacionin “Mëngjesi”, gjatë të cilit janë arrestuar në flagrancë 3 vëllezerit: Osman, Selim dhe Arben Çerpja si dhe babai i tyre Sali Çerpja.

Nga kontrolli i ushtruar në banesat e tyre janë gjetur dhe sekuestruar 12 kallëpe tritoli, 700 kapsolla detonatori, aparate shpërthimi detonatorësh elektrikë, përcjellës, rreth 500 fishekë të kalibrit të ndryshme, 1 pistoletë Bereta, 1 armë gjahu teke, 1 pushkë.

Përpos lëndes shpërthyese dhe municioneve policia ka gjetur edhe mbi 100 rrenjë bimë e dyshuar si kanabis-sativa me lartësi 40 cm si dhe 100 gram hashash./ABC

Më Shumë

Bedri Hamza nga Prizreni: Kosovës i duhet më shumë shpresë dhe optimizëm

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, sonte ka marrë pjesë në “Rock&Blues Fest” në Prizren, bashkë me kryetarin e Komunës, Shaqir...

Prizren: Vdes një person në Emergjencë, rasti në hetime

Një person ka vdekur në Emergjencën e Prizrenit gjatë ditës së djeshme, pasi është sjellë në gjendje të rënduar shëndetësore. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Lajmet e Fundit