8.4 C
Prizren
E premte, 13 Shkurt, 2026

Kriteret e regjistrimit të nxënësve nuk ndryshohen

Komiteti për Arsim i ka diskutuar kriteret e regjistrimit të nxënësve në klasën e parë, të cilat ishin kritikuar vitin e kaluar, nën pretendimin se shkelin të drejtat e njeriut, por ka vendosur që ato të mbeten në fuqi edhe më tutje, meqë formulë më e mirë për të shmangur pabarazinë sociale në krijimin e paraleleve, nuk është gjetur deri tani.

Në diskutimin për këto kritere, është përfshirë edhe shoqëria civile, por ka mbizotëruar bindja se më mirë është të ketë një rregull për regjistrim dhe ndarje të nxënësve nëpër paralele, se sa kjo të lihet në duart e mësimdhënësve, meqë përvoja ka dëshmuar se janë krijuar klasë elitare dhe klasë të dobëta.

Vërejtje për kriteret ka pasur edhe një pjesë e pozitës në Komitetin e Arsimit, por megjithatë ata i ka dhënë mbështetje vazhdimit të formulës së deritashme, ndërkaq që përfaqësuesi i VV, Fehmi Sylejmani ka këmbëngulur për anulimin e këtij vendimi, sepse, sipas tij, është i paligjshëm.

Nga pikëpamja ligjore, vendimi u kundërshtua edhe nga shoqëria civile.
Nazmi Musa, drejtor i Arsimit, ka thënë se regjistrimi i fëmijëve në klasën e parë, përmes këtij programi kompjuterik, ku përzgjedhja bëhet sipas alfabetetit,

gjinisë dhe numrit që do të ketë një paralele, është treguar i suksesshëm.

Arben Mehmeti, kryesues i Komitetit për Arsim, ka thënë se kjo trupë profesionale e Kuvendit Komunal ka vendosur për vazhdimin e zbatimit të kritereve të tashme në procesin e regjistrimit të nxënësve në klasën e parë, por ka kërkuar nga Drejtoria e Arsimit që të nxjerrë një vendim të ri, i cili do të jetë në harmoni me ligjin.

Më Shumë

Vajzat e Kosovës shënojnë fitoren e parë në Kampionatin Mesdhetar

Kombëtarja e Kosovës në hendboll për vajza U16 ka shënuar fitoren e parë në Kampionatin Mesdhetar. Të martën paradite, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë,...

Burri ushtron dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas në Malishevë, i dyshuari në arrati

Një rast i dhunës në familje është raportuar më 5 shkurt, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj një...

Lajmet e Fundit