Ambasadorët e propozuar

Janë konkretizuar disa emra për Ambasadorë të Kosovës, të cilët pritet të intervistohen nga Komisioni Parlamentar.

Ndërkohë që Vlora Çitaku është propozuar për Ambasadore në SHBA dhe Leon Malazogu në Japoni, edhe emra të tjerë duket se janë përcaktuar për Ambasadorë të Kosovës.

Burime të Politiko.net kanë pohuar se tashmë janë konkretizuar disa emra të rinj për Ambasadorë, që pritet të intervistohen nga Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme, të cilët, nëse kalojnë këtë “test”, dekretohen nga Presidentja Atifete Jahjaga.

Kështu, Qëndrim Gashi është propozuar për Ambasador në Paris, Luljeta Vuniqi në Hungari, Albert Prenkaj në Panama, Skënder Durmishi në Mal të Zi. Ajvaz Berisha, siç pohohet, është propozuar për Konsull të Përgjithshëm në Frankfurt. Po ashtu, një femër nga LDK është propozuar për Ambasadore në Zvicër.

Më Shumë

Gjendet personi i humbur në Prizren, ekipi i kërkim-shpëtimit jep detajet

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, njofton se pas kërkimeve intensive gjatë gjithë natës, është bërë e mundur gjetja e personit të humbur...

Malisheva prezanton projektin për ndërtimin e shtigjeve përgjatë lumit Mirusha

Në Malishevë është mbajtur konsultim publik me qytetarë për projektin “Ndërtimi i shtigjeve përgjatë lumit Mirusha”, i cili synon zhvillimin e infrastrukturës rekreative dhe...

Lajmet e Fundit