17.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Ngre siparin “Anadrinia Jehon 2015”

Në fshatin Dejnë të komunës së Rahovecit dje ka filluar edicioni i 14-të i festivalit tradicional mbarëkombëtar folklorik “Anadrinia Jehon 2015”. Hapjen zyrtare të festivalit e bëri kryetari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, i cili edhe e mbajti një fjalë rasti.

“Jemi këtu që bashkërisht sonte të hapim festivalin “Anadrinia Jehon”, ky tani më është festival tradicional në komunën e Rahovecit, festival i cili është i lidhur me një datë historike të historisë tonë më të re me datën e 12 majit , kjo datë është datë e fillimit të luftës për lirinë e vendit të vitit 1998. Është një datë e cila tregon përkushtimin, atdhedashurinë e djemve dhe vajzave të këtyre trojeve për Kosovën dhe trojet shqiptare. Festivali “Anadrinia Jehon”, ka dëshmuar vlerat kulturore dhe identifikohet me të kaluarën tonë edhe pse e përfaqëson traditën jo vetëm të Anadrinisë por të gjitha trojeve shqiptare. Dëshirojë të jetoj festivali edhe për arsyen se përveç vlerave kulturore mundëson mësimin e historisë së të parëve. Prandaj ju dëshiroj të kaloni kohë të mirë gjatë këtyre ditëve me këngët dhe vallet tona, uroj të jetoni me gëzime dhe paqit gjithmonë arsye për të festuar”, tha Vehapi.

Shoqëritë kulturore artistike të cilët do të përformojnë gjatë tri netëve sa do të zgjat festivali, në natën e parë, Sh.K.A “Anadrinia Jehon” nga fshati Dejnë, Sh.K.A “Zëri i Llapushës” nga komuna e Malishevës,Rapsodi Gani Demolli nga Prishtina, Sh.K.A “Bardhi” nga komuna e Fushë Kosovës,Sh.K.A”Salih e Feriz Krasniqi” nga komuna e Malishevës dhe Sh.K.A “Muharrem e Xhevat Qena” nga fshati Romaj.

Nata e dytë, AKV “Xhavit Haziri” nga komuna e Obiliqit, AKV”Gjilani” nga komuna e Gjilanit, AKV “Mitrovica” nga komuna e Mitrovicës, rapsodet Përparim Berat dhe Hamit Kastrati nga qyteti Krumë, Sh.K.A “Bajram Curri”nga fshati Krushë e Mashe i komunës së Rahovecit, Sh.K.A “Jahi Hasani” nga Çegrani, rapsodi Agim Boka dhe Sh.K.A” Sharri nga komuna e Hanit të Elezit.

Nata e tretë njëherit edhe nata e fundit e festivalit, Sh.K.A”Minatori i Ri” Kishnicë, A.K.V “Zëri i Kosovës” nga komuna e Fushë Kosovës, Sh.K.A “Shotë Galica” nga komuna e Drenasit,A.K.V”Ibe Palikuqi” nga Shkupi,Rapsodi Xhavit Makshana nga fshati Drenoc i komunës së Rahovecit, A.K.V”Vatra Labe” nga Shqipëria, A.K.V”Anamalit” nga Ulqini, Sh.K.A”Bresana” nga komuna e Dragashit dhe Sh.K.A “Josip Rela” nga komuna e Podujevës.

Festivali organizohet nën patronatin e kryetarit të komunës së Rahovecit.Organizatorët e festivalit janë përkujdesur edhe për jurinë e festivalit. Këtë juri e përbejnë njohës të mirë të muzikës folklorike siç janë Dilaver Kryeziu, Ermir Dizdari dhe Ukë Xhema.

Për herë të parë, të gjitha shpenzimet për organizimin e festivalit “Anadrinia Jehon 2015” i ka mbuluar kuvendi komunal i Rahovecit. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vogëlushi kosovar dënohet me 2500 franga, shkak ‘selfie’ me Granit Xhakën

2 mijë e 500 franga apo (2 mijë e 557 euro e 95 centë). Kaq i kushtoi një vogëlushi nga Kosova dënimi, për shkak të...

O Zot që fatet tona në dorë i mban!

Poezi nga Ndoc Gjetja O Zot që fatet tona në dorë i mban! Na ruaj nga shëndeti trashaman, na ruaj nga orekset e Sanço Pançës, na ruaj nga...

Lajmet e Fundit