18.2 C
Prizren
E diel, 6 Korrik, 2025

Nxënësi nga Suhareka fiton vendin e dytë në garën botërore

Kompeticioni ndërkombëtar i eseve kreative ,”Write on”, organizohet çdo vit nga një organizatë në Georgia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Këtë vit në këtë garë kanë marrë pjesë 10 mijë nxënës nga 16 shtete të botës. Ndër këto shtete, ishte edhe Kosova, e cila e bëri sefte në këtë kompeticion. Të gjitha esetë ishin të shkruara në gjuhën anlgleze.

Brenda Kosoves, gara u zhvillua në disa shkolla, fillore dhe të mesme. Por shkolla që do ta bënte Kosovën të dilte faqebardhë nga kjo garë, ishte Gjimnazi “Jeta e re”. Pikërisht me fituesin Hekuran Beluli, eseja e të cilit u zgjodh si e dyta më e mirë, në botë. Ai vjen nga fshati Mushtisht dhe vijon mësimet në Gjimnazin “Jeta e re”.

“Ndihem shumë mirë kur e di që një krijim i imi është pëlqyer dhe vlerësuar mes shumë krijimeve të tjera. Gjithmonë mundohem që me shpirtin tim artistik të ndikoj tek njerëzit, dhe është sukses sa herë kuptoj që dikush gjen veten brenda artit tim, pasi që unë shkruaj për të tjerët. Pavarsisht se temat për të cilat unë shkruaj janë tema personale, unë gjithmonë mundohem që ti paraqes në një formë të tillë që dikush të zbuloj një dimension tjetër të historisë së tyre. Brenda kreativitetit nuk ka barriera, nuk ka kufij, gjë që më pelqen shumë pasi është e vetmja mënyrë ku unë shpreh botën time të brendshme”, thotë Hekurani për  TherandaPost.

Hekurani këtë javë ka takuar edhe Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikes në Kosovë, Tracey Jacobson, e cila i ka dhuruar një Çertifikatë Mirënjohjeje për suksesin e treguar në këtë garë.

Më Shumë

Muhamed Krasniqi i bashkohet Drinit të Bardhë

Drini i Bardhë ka prezantuar përforcimin më të ri në skuadër, mbrojtësin Muhamed Krasniqi. Lojtari me përvojë nga Prizreni ka qenë më parë pjesë e...

Në Malishevë ka nis fushata e korrje-shirjeve me rendimente të kënaqshme

Në territorin e Komunës së Malishevës ka nisur fushata e korrje-shirjeve të grurit, e cila po zhvillohet me rendimente të larta sipas të dhënave...

Lajmet e Fundit