Zemra e ditës

Skender Berisha

E kulluar tashti po përshkënditet
zonjë e mirë pak vape e rënduar
unë po ecë drejt saj i shëruar
ndjenje që pata ditë prej dite

qiell i pastër ere të lehtë pahitet
një dallëndyshe e përplasur ujit
del në diell sa mirë po rrezitet
ti e mira e vjetër nuk më dole hujit

syrin ta pashë ndër degët e bleruara
sa pak këngë mbetën të pakënduara
më dil krejt këtu të dua e paharruar
një ditë e bardhë sa pa perënduar

ta dua shumë afshin e pamashtruar
ajo zemër që troket fort e llahtaruar
tashti ma fal një besim të paharxhuar
puthje e nxehtë fluturoi në atë përrua

31 maj 2015,Prizren 

Më Shumë

Në Malishevë fillon dezinsektimi i zonave endemike për parandalimin e EHKK-së

Në kuadër të masave për luftimin dhe parandalimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK), ka nisur zyrtarisht fushata e dezinsektimit të zonave endemike në...

Prizren: Vdes një person në Emergjencë, rasti në hetime

Një person ka vdekur në Emergjencën e Prizrenit gjatë ditës së djeshme, pasi është sjellë në gjendje të rënduar shëndetësore. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Lajmet e Fundit