3.6 C
Prizren
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

Thaçi: Qeveria e përkushtuar për rend dhe ligj

Hashim-Thaci1-300x200Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi me rastin e Ditës së drejtësisë deklaroi se qeveria dhe institucionet e Kosovës janë të përkushtuara maksimalisht që të ketë më tepër rend dhe ligj në Kosovë, që të ketë betejë më të suksesshme kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe të gjitha fenomeneve tjera negative.
Ai tha se asnjë çështje tjetër nuk është më thelbësore për Qeverinë e Republikës së Kosovës se sa garantimi i barazisë para ligjit dhe sundimi i ligjit.

“Të gjithëve ju kujtohet 22 korriku 2010, kur me padurim prisnim kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, të prezanton edhe publikisht opinionin për shpalljen e Kosovës së pavarur dhe sovrane. Ne, në Kosovë nuk e kemi pasur as edhe një dilemë më të voglën, sa i përket opinionit, sepse vendimi për shpalljen e Kosovës së pavarur dhe sovrane ishte vendim i përfaqësuesve legjitim të popullit të Kosovës, ishte respektim i plotë i vullnetit të qytetarëve të Kosovës për statusin e tyre politik, ishte një vendim që erdhi edhe si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë dhe të koordinuar me bashkësinë ndërkombëtare. Tri vite më parë definitivisht dhe botërisht, opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare e Drejtësisë tregoi, se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte plotësisht në përputhshmëri me të drejtën ndërkombëtare”, u shpreh Thaçi,transmeton Telegrafi

Ai deklaroi se shikuar nga aspekti historik përpjekjet tona të përhershme për drejtësi i shërbyen vendit tonë si udhërrëfyes për liri, barazi dhe paqe, kurse shikuar në kohën e sotme drejtësia i shërben Republikës së Kosovës për fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit si dhe kontribuon në proceset integruese.

“Qeveria e Republikës së Kosovës më përkushtim të thellë, udhëheq proceset për arritjen e këtyre qëllimeve, ku njëri nga prioritetet që zë vendin më me peshë në këtë proces është sundimi i rendit dhe i ligjit që njëherësh paraqet prioritetin thelbësor të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, tha ndër të tjera, kreu i ekzekutivit të Kosovës.

Më Shumë

Trepça deklason Prizrenin

Trepça ka shënuar fitore bindëse ndaj Proton Cable Prizrenit, me rezultat të lartë 110:79 (25:8, 25:30, 29:18, 31:23), në javën e 12-të të Superligës...

Rahoveci ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike në hapësirat publike

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë me dije se gjatë festave të fundvitit ka urdhëruar ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike...

Lajmet e Fundit