7.7 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Filloi “Java e Remzi Ademajt”

Edicioni i 14-të i manifestimit tashmë tradicional “Java e Remzi Ademajt – Shtigjeve të lirisë” kushtuar komandat Petritit, ka filluar të mërkurën me një defile të nxënësve në qendër të Prizrenit. Në këtë ngjarje oo marrin pjesë mbi 250 ekipe garuese nga 56 shkolla të komunës së Prizrenit,të cilët garojnë në 12 disiplina të parapara në sport,pikturë,vallëzim,kuizin e diturisë etj.

Në ceremoninë e hapjes ka qenë i pranishëm edhe kryetari komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, i cili tha se me këtë aktivitet, pos që dëshmohet dija dhe shkathtësia e nxënësve, nderohet edhe lufta e drejtë e UÇK-së, pjesë e së cilës ka qenë edhe Heroi, Remzi Ademaj. Ndryshe,njëri nga organizatorët e këtij manifestimi, drejtori komunal për arsim, Nexhat Çoçaj, akuzohet nga Prokuroria Themelore në Prizren se keqpërdori për 5 vjet rresht manifestimin “Remzi Ademaj”, të mbështetur nga komuna e Prizrenit.

Lidhur me këtë, Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore të Prizrenit ka ngritur aktakuzë të re me 14.12.2014 ndaj drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsimit, Nexhat Çoçaj dhe dy arsimtarëve të po kësaj komune, Bekim Thaçi dhe Bedri Çejku.Ai dyshohet se gjatë pesë viteve të manifestimit të javës “Remzi Ademaj” keqpërdori 61 mijë e 303 euro.Qeveria lokale e Prizrenit, me 26 mars të këtij viti kishte marrë vendimin për lejimin e shpalljes së tenderit për organizimin e manifestimit tradicional “Java e Remzi Ademajt 2015″, ndërkohë që kryetari i Komunës, Ramadan Muja, kishte tërhequr vërejtjen që mjetet financiare nga buxheti komunal të mos derdhen më në llogari personale./TV Prizreni/

Më Shumë

Zjarr në një fabrikë në Prizren, një punëtor dërgohet në spital – dëmi rreth 400 mijë euro

Një zjarr i madh ka shpërthyer sot rreth orës 03:00 të mëngjesit në një fabrikë në fshatin Mushnikovë të Prizrenit. Rastin për Klankosova.tv e ka...

Delirium

Nga Mimoza Ahmeti I thyer, i errët, i vrertë, qëndroj, dritëlëshoj, mjaltë rrjedh nga vrujet e mia. I thyer në pikën më të dobët, të të mbeturit vetëm, që askujt s’i sjell...

Lajmet e Fundit