17 C
Prizren
E martë, 16 Shtator, 2025

Vullnetarët amerikanë, mësimdhënës të anglishtes në Kosovë

Më 7 qershor në Kosovë arrin grupi i dytë i prej 37 Vullnetarëve të Korpusit të Paqës të SHBA-ve dhe me këtë numri i përgjithshëm i Vullnetarëve të Korpusit të Paqes në Kosovë do të arrijë në 60, të cilët punojnë si mësimdhënës të gjuhës angleze në shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës, kryesisht në zonat rurale dhe gjithnjë në bashkëpunim me mësimdhënësit vendor.

Sipas një komunikate të Ambasadës Amerikane, para se të vendosen në komunitetet ku do të punojnë për dy vite si mësimdhënës të gjuhës angleze, Vullnetarët mbajnë trajnim intenziv tre-mujor mbi gjuhën dhe kulturën e komunitetit të tyre; pjesën teorike dhe praktike të mësimdhënies së gjuhës angleze si dhe trajnimin e obliguar mbi sigurinë dhe shëndetin e tyre gjatë qëndrimit në Kosovë.

“Korpusi i Paqës filloi programin e tij të parë në Kosovë me ftesë të Presidentes Jahjaga e cila formalisht nënshkroi një marrëveshje shtetërore me zyrtarë të Korpusit të Paqës në shtator të vitit 2013. Që kur Presidenti John F. Kennedy themeloi Korpusin e Paqës me anë të një urdhëri ekzekutiv me 11 mars 1961 më shumë se 215,000 amerikanë kanë shërbyer në 140 shtete nikoqire. Vullnetarët e Korpusit të Paqës duhet të jenë shtetas të SHBA-ve. Shërbimi në Korpusin e Paqës është një angazhim 27-mujor dhe misioni i agjencisë është që të promovojë paqën dhe miqësinë botërore dhe të kuptuarit më të mirë mes amerikanëve dhe popujve të shteteve tjera”, thuhet në komunikatë.

Më Shumë

Kryeshefi i ‘Hidroregjionit Jugor’ në Prizren demanton Totajn për ndërprerje të qëllimshme të ujit: E sugjeroj ta denoncojë rastin në organet e drejtësisë

Kryeshefi Ekzekutiv i “Hidroregjionit Jugor” në Prizren, Fadil Berisha, i është kundërpërgjigjur sot kryetarit të Komunës, Shaqir Totaj, rreth pretendimeve se ndërprerjet e ujit...

Mbi 7 mijë ulëse te stadiumi i Prizrenit

Ekipi i Lirisë dhe klubet tjera prizrenase që luajnë në stadiumin “Përparim Thaçi” mund të shpresojnë për shumë më shumë publik dhe cilësi në...

Lajmet e Fundit