Ministri që i është kundërvënë seksit

Ministri i Etikës në Ugandë ka shkaktuar sërish irritim me deklaratat e tij se policia duhet të kryejë aksione në motelet që përdoren për seks.

Në Ugandë termi “seksi i drekës” përdoret për disa motele të vogla, ku njerëzit takohen për seks.

Shumë banorë të Ugandës thonë se ministri, At Simon Lokodo duhet të shohë se problemi nuk ka mbetur tek këto motele, por tek ryshfeti, korrupsioni, arrestimet e paligjshme, etj.

Më herët Lokodo pati deklaruar se minifundet janë irrituese.

Ai ka deklaruar njëherë se duhen hequr prezervativët falas nga hotelet pasi inkurajojnë imoralitetin.

At Simoni njihet si një kritik i fortë i homoseksualëve./Mapo/

Më Shumë

Tejeci: Parku i Inovacionit në Prizren nuk po e përmbush funksionin ekonomik të pritur

Kryetari i Odës së Ndërmarrësve dhe Zejtarëve të Prizrenit, Afrim Tejeci, ka vlerësuar se Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren, i promovuar që...

Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan

Në fshatin Studençan të Komunës së Suharekës, sot është bërë hapja zyrtare e Zyrës Sektoriale Policore, në një ceremoni ku morën pjesë përfaqësues të...

Lajmet e Fundit