Varrosen dy fëmijët e mbytur në Prizren

Dy fëmijët e mbytur në puset, Leotrim dhe Leonard Bytyçi janë varrosur sot në fshatin Sërbicë të Ulët.

Babai i Leonardit, Besnik Bytyçi, thotë se anëtarët e familjes janë të shokuar me humjen e dy fëmijëve të tyre.

Ai ka kritikuar për vonesë në kryerjen e përgjegjësive të gjitha institucionet relevante të cilat kanë shkuar në vendngjarje.

Besniku tregon se përkundër pranisë së të angazhuarve në këto institucione, një bashkëfshatar i tyre i kishte nxjerrë trupat e e pa jetë nga uji.

Ai gjithashtu ka fajësuar edhe pronarët e Fabrikës së Tullave, pasi që sipas tij, është dashur të largohet uji nga gropat që janë krijuar gjatë punimeve të ndërmarrjes.

Në mesditë, trupat e Leotrimit,nxënës i klasës së IV-rt të shkollës “ Dy dëshmorët” dhe Leonardit nxënës i klasës së dytë, janë varrosur në varrezat e fshatit Sërbicë e Ulët në prani të familjarëve, miqve, banorëve të fshatit dhe shokëve e shoqeve të viktimave nga bankat shkollore…

Ata kanë humbur jetën mbrëmjen e së martës, pasi që ranë në një pusetë të mbushur me ujë në fshatin Serbicë të Prizrenit.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha ka treguar se si ka ndodhur ngjarja.

”Katër të mitur kishin shkuar për t’u larë në pusetën afër fabrikës së tullave në fshatin Serbicë, pasi që dy nga ta nuk kanë ditur not, për pasojë e kanë humbur jetën”, tha ai.

Trupat e pajetë të fëmijëve u nxorën rreth orës 22 të së martës me ndihmën e njësiteve policore, zjarrfikësve, ekipit të emergjencës dhe fshatarëve.

Me urdhër të prokurorit trupat e pajetë i janë dorëzuar familjarëve. /TV Prizreni/

Më Shumë

Bob Dylan feston 85-vjetorin, ikona që ndryshoi historinë e muzikës moderne

Sot shënohet 85-vjetori i lindjes së Bob Dylan, një prej figurave më të rëndësishme të muzikës moderne dhe autor i disa prej këngëve më...

QRTK Prizren forcon koordinimin me Rahovecin për trashëgiminë kulturore

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha, ka zhvilluar një takim me drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën...

Lajmet e Fundit