4.2 C
Prizren
E enjte, 25 Dhjetor, 2025

Zyrtarët e Universitetit të Prizrenit, arrestohen për fajde

(I plotësuar) Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, sot, ka realizuar një operacion policor, bazuar në dyshime se po kryhej vepra penale ‘fajde’.

Operacioni policor është realizuar në rajonin e Prizrenit, ku me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prizren janë realizuar masat e fshehta, ku është vërtetuar ankesa e një qytetari, i cili kishte denoncuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare që ishin duke u bërë në Universitetin e Prizrenit.

Të arrestuarit në këtë rast janë: E. S. lindur me 1966 dhe B. A. lindur me 1970.

Gjatë veprimeve hetimore është siguruar provë se i dyshuari i dytë ka marrë dhe ka dhënë para me fajde.

Prokuroria e shtetit në Prizren, e cila ka udhëhequr hetimet ka urdhëruar masën e ndalimit për 48 orë për dy personat e cekur më lart. /PrizrenPress.com/

Arrestohet një zyrtar i Universitetit të Prizrenit

Policia Rajonale e Prizrenit njofton se, pas një pune hetimore, janë identifikuar dy të dyshuar, zyrtarë në Universitetin Publik të Prizrenit, që dyshohet se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare.

Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Në komunikatën e policisë nuk jepen më shumë detaje për rastin, përveç se arrestimi ka ndodhur pasditen e djeshme. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Krishtlindja shënohet me mesazhe paqeje dhe përgjegjësie shoqërore

Besimtarët e krishterë anembanë botës po festojnë sot Krishtlindjen, festën e lindjes së Jezu Krishtit, e cila përfaqëson shpresën, dritën dhe dashurinë për njerëzimin. Edhe...

Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit furnizon Njësinë e Dializës me 45 karrige moderne

Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ka realizuar një investim të ri në kuadër të përmirësimit të kushteve për pacientët, duke furnizuar Njësinë e Dializës...

Lajmet e Fundit