Rama voton në Surrel: Proces historik për reformën territoriale

Ndryshe nga vitet e tjera, kryeministri Edi Rama voton në një tjetër qendër votimi, në Surrel, pranë banesës së re. Ai hodhi votën, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama, rreth orës 10.30 në shkollën “Ymer Lala”.

“Kush nuk voton, nuk ka të drejtë të ankohet”, tha Rama, duke i konsideruar këto zgjedhje historike për reformën e re territoriale.

“I bëj thirrje të gjithëve që të dalin të votojnë, duke votuar sot marrin pjesë në një proces historik të vulosjes së një reforme historike për Shqiëprinë, siç është reforma administrativo- territoriale. Pavarësisht se për kë votojnë, të gjithë ata që votojnë janë qytetarë të lirë dhe që meritojnë respekt. Kush nuk voton, nuk ka të drejtë ankohet”, deklaroi Rama.

Nuk kanë munguar as batutat e kryeminsitrit. I pyetur nga gazetarët se si ndihet që voton për herë të parë në Surrel, ai u përgjigj: “Si një katunar me fat”./Top Channel/

Më Shumë

Kosova garon në turneun e YDF-së

Kosova me grupmoshën U14 në të dyja konkurrencat, ka marrë pjesë në turneun e FIBA YDF-së. Turneu është mbajtur nga 13 deri më 17 maj...

Një grua në Malishevë sulmohet fizikisht nga burri dhe vëllëzërit e tij

Një rast i dhunës në familje është raportuar me datë 22.05.2026 në Malishevë. Një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj...

Lajmet e Fundit