2.3 C
Prizren
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026

Të enjten kthehen 110 kosovarë nga Hungaria

RefugjatTë enjten do të organizohet kthimi i 110 shtetasve kosovarë që ndodhen në Hungari. Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.
Sipas zëdhënësit të kësaj ministrie Artan Behrami, kthimi i tyre do të bëhet me aeroplan. “Një përpjekje e ngjashme pritet të ndodh në fillim të gushtit”, thotë Behrami për “Express”.

Sipas Behramit, kthimi përmes IOM-it vazhdon, derisa pritet rritja e numrit që lejohen të kthehen në një fluturim. Pritet që maksimumi në 5 fluturime në javë përmes Stambollit të mund të kthehen së paku nga 5 persona për fluturim.

“Mundësi tjetër kthimi është edhe me vetëfinancim, mirëpo vetëm për ata që kapen duke hyrë në Hungari dhe nuk kërkojnë azil”, sqaron Behrami.

Kthimi sipas zëdhënësit të MPJ-së, do të vazhdojë deri në kosovarin e fundit, nga 500 sa ndodhen aktualisht në Hungari.

Ministria thotë se përmes ambasadës në Budapest në vazhdimësi po mbledh informacion për vendndodhjen, trajtimin si dhe aspektet tjera që lidhen me akomodimin e përkohshëm të shqiptarëve të Kosovës në këtë shtet.

Sipas një komunikate të qeverisë, thuhet se nuk është evidentuar asnjë “keqtrajtim fizik” apo rast i “ofendimit” të shqiptarëve që janë vendosur në qendra të ndalimit dhe pranimit të azilkërkuesve në Hungari.

Më Shumë

Kastrati debat me gjimnazistët, Malisheva e para për mendim kritik

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka marrë pjesë në një debat me nxënës gjimnazistë nga Malisheva dhe komuna të tjera, në kuadër...

Çikat e Bashkimit kërkojnë sërish trofeun e Kupës

Peja 03 dhe Bashkimi do të përballen në finalen e Kupës së Kosovës për femra. Peja 03 dominoi ndaj United Basketball, duke triumfuar bindshëm...

Lajmet e Fundit