10.4 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

Akademiku Mark Krasniqi porositë politikanët: Mos e shitni vendin

Akademiku Mark Krasniqi bënë thirrje që politikanët kosovarë të vetëdijesohen dhe të mos e “shesin” vendin e tyre.

Krasniqi gjatë akademisë solemne për nder të 25 vjetorit të aksionit për Pajtimin e Gjaqeve ka folur për të kaluarën historike dhe personalitetet që udhëhoqën disa ngjarje të mëdha, duke i krahasuar me rrethanat e sotshme, që sipas Krasniqit duhet ndërgjegjësim i politikanëve për të mos hedhur poshtë gjithë mundin e atyre që më parë sakrifikuan për vendin, transmeton zeri.info.

Krasniqi tha se ligjet e imponuara nuk janë të mira. “Çdo gjë që është e imponuar nuk është e vlefshme. Serbët kanë çdo të drejtë në Kosovë, shqiptarët në Preshevë, Maqedoni e Çamëri nuk i kanë këto të drejta”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka porositur çdo shqiptar që pajtohet me zgjidhjen e problemit të Mitrovicës së Veriut “mos t’i thotë vetit shqiptar”.

“Nuk mund të pajtohemi që Mitrovica deri dje e shqiptarëve sot të jetë gjysma më shumicë serbe. Politikani sheh pas shtatë vitesh, mjerisht disa politikanë tanë shohin deri të maja e hundës”, tha Krasniqi, transmeton zeri.info.

Ai ka thënë se në Kosovë partitë politike dhe politikanët i shohin interesat personale e partiake, e jo interesat e kombit.

Krasniqi tha burrat që bënë historinë shqiptare edhe pse nuk kishin shkollë ishin analfabet, kishin dije dhe ishin më të formuar për të vepruar për kombin sesa shumë doktorë shkence që kanë sot dije./Zeri/

Më Shumë

Ishte zhdukur në luftë, rivarroset vogëlushi nga Krusha e Vogël

Në Krushë të Vogël ka nisur ceremonia e rivarrimit të Ajvaz Shehut, vogëlushit që ishte vrarë dhe zhdukur në luftën e fundit në Kosovë. I...

101 vjet nga vrasja e Bajram Currit, figura që la gjurmë në historinë kombëtare

Sot shënohen 101 vjet nga vrasja e Bajram Curri, një ndër figurat më të shquara të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Ai u vra më 29 mars...

Lajmet e Fundit