Veseli nuk i bind veteranët e luftës për Specialen

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli pas më shumë se 1 orë e gjysmë diskutime me shoqatat e dala nga lufta nuk ka arritur t`i bindë që ata të jenë pro themelimit të Gjykatës Speciale.

Pavarësisht diskutimit me kryeparlamentarin ata kanë deklaruar se nuk do të përkrahin themelimin e kësaj Gjykate sepse lufta e UÇK-së ka qenë e pastër dhe për këtë është dëshmuar edhe në tribunalin e Hagës, njofton Klan Kosova.

Përfaqësuesi i organizatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhavit Jashari ka thënë se në asnjë mënyrë nuk do të pajtohen me krijimin e kësaj Gjykate pasi sipas tij kjo është një ofendim që i bëhet luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nga ana tjetër, kryekuvendari Veseli ka deklaruar se është përpjekur të bind shoqatat e dala nga lufta se krijimi i Gjykatës Speciale është një proces nëpër të cilin duhet të kalojë Kosova domosdoshmërisht.

Ai gjithashtu ka përmendur se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër por që themelimi i kësaj Gjykate është proces në të cilin duhet të kaloj Kosova.

Drejtuesit e shoqatave të dala nga lufta nuk u deklaruan se si do të veprojnë më tej ose cilët do të jenë hapat e ardhshëm.

Më Shumë

Vrasja në Zlipotok të Dragashit: Viktimë imami i fshatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Zlipotok të Dragashit, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

FC Prizreni nis ristrukturim të thellë, fokus i madh te lojtarët vendorë

FC Prizreni ka hyrë në një fazë të re riorganizimi të plotë, duke synuar ndryshime në strukturën e klubit, stafin teknik dhe përbërjen e...

Lajmet e Fundit