Elvana Gjata në “Altar”

Këngëtarja Elvana Gjata ka vendosur të investojë pas kaq shumë vitesh karriere muzikore në biznes. “Altar”, do të quhet dyqani me fustane nusërie që do të menaxhohet nga Elvana Gjata.

Para disa ditësh Elvana kishte postuar me hashtag në Instagram #Altar por askush nuk e dinte se për çfarë bëhej fjalë.

E pyetur nga TV Klan.al, Elvana pranoi se është drejt përfundimit dyqani i saj me të gjitha shërbimet për ditën më të veçantë të jetës, martesën.

Këngëtarja e hitit “Kuq e zi je ti” ka investuar shumë para për të sjellë diçka ndryshe në këtë lloji biznesi duke qenë se edhe konkurentët në treg janë të fortë në Tiranë.

Elavana Gjata ka vendosur të përdorë emrin e saj që ka krijuar në muzikë edhe në biznes, ashtu siç ka ndodhur me shumë yje të muzikës botërore, pas suksesit si artiste i futen biznesit.

Dyqani “Altar” është në hapat e fundit dhe shumë shpejt do të jetë i hapaur për gjithë publikun kryeqytetas dhe jo vetëm.

Më Shumë

Temperatura të larta gjatë fundjavës në Kosovë – IHMK publikon hartën e valës së të nxehtit

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell. IHK njofton se temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 13...

Malisheva përballet sot me Rilski Sportist, pas fitores ndaj Sepsi OSK

Pas një starti pozitiv në fazën përgatitore, FC Malisheva do të zhvillojë sot testin e dytë kontrollues, ku do të përballet me skuadrën bullgare...

Lajmet e Fundit