Veseli: Qeveritarët janë lodhur, janë në gjumë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka filluar seancën me detaje shpesh qesharake.

Ai duke arsyetuar qeveritarët që nuk janë në seancë tha se me siguri janë lodhur dhe janë në gjumë.

Ai duke iu përgjigjur ankesës së deputetit të Vetëvendosjes, Smajl Kurteshi për mungesën e kabinetit qeveritar gjatë pyetjeve parlamentare, tha se ata janë në gjumë derisa të vinë.

Kurse, duke numëruar votat e deputetëve foli edhe për Albin Kurtin, të cilin e quajti “lideri i madh”.

“Kemi një deputet që ka qenë i burgosur e ka probleme me dëgjim, tregomë a po dëgjohem se kur fola më herët krejt duart në vesh i mbanit”.

Më Shumë

Kosova përgatitet në Prizren për ndeshjet vendimtare të korrikut

Kosova në basketboll po vazhdon përgatitjet intensive në Prizren për dy ndeshjet shumë të rëndësishme që e presin në muajin korrik. Federata e Basketbollit e...

Arrestohet edhe babai i të dyshuarit për vrasjen e imamit në Dragash

Pas arreastimit të Beshir Hamzës si i dyshuar për vrasjen e imamit, Gazmend Tahirovci, Policia e Kosovës e ka arrestuar edhe babain e dorasit...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit