Veteranët-deputetëve: Mos votoni ndryshimet kushtetuese

Drejtuesit e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, edhe një herë i kanë bërë thirrje deputetëve që të mos votojnë ndryshimet kushtetuese dhe të dalin jashtë që t’i bashkëngjiten atyre në protesta.

Faton Klinaku, sekretar OVL-së ka thënë se është turp për deputet e Kosovës një ligj të tillë.

“Përderisa Serbia ka shkaktuar gjenocid ndaj popullatës civile, nuk duhet të kemi frikë nga askush se votën e kanë nga populli dhe është mirë që gishtin ta vënë ne kokë e të mos i bëjnë keq Kosove”, ka thënë Klinaku.

Ndërsa Milami Gashi, nga Klina, familjarë i dëshmoreve i ka bërë apel deputetëve që mos ta votojnë Specialen.

“Është në dëm të Kosovës dhe është e një anshme”, ka thënë Gashi.

Edhe përfaqësuesit e invalidëve të luftës i kanë porositur deputetet që mos ta votojnë dhe të dalin jashtë që t’i bashkëngjiten atyre në protesta.

Më Shumë

Emilja Rexhepi paralajmëron zgjedhje të reja

Ish-zv-kryeministrja dhe ish-nënkryetarja e Kuvendit, Emilja Rexhepi, ka paralajmëruar se Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse nuk arrihet marrëveshje për...

Dëmtohet Kompleksi i Dëshmorëve në Has, reagojnë veteranët

Është dëmtuar Kompleksi i Dëshmorëve në Has, një nga vendet përkujtimore më të rëndësishme të të rënëve për lirinë e Kosovës. Lidhur me rastin kanë...

Lajmet e Fundit