Haradinaj e Limaj të lumtur

Dy liderët opozitarë, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, e konsiderojnë arritje për Kosovën mosvotimin e Gjykatës Speciale.

Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj, i cili ka kundërshtuar votimin e Gjykatës Speciale, e ka quajtur të arritur të madhe për të gjithë Kosovën dështimin e themelimit të saj.

“Mosmiratimi i ndryshimeve kushtetuese është e arritur për Kosovën”, ka thënë ai.

Edhe lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se Kosova ka dërguar mesazhin e vet dhe askush nuk mund t’i detyrojë të shkelin sovranitetin.

“Ne e dërguam mesazhin tonë, me kulturë dhe argumente. Pavarësisht tensioneve, treguam që kemi dinjitet dhe kjo është çështje e mbyllur”, ka thënë Limaj. /Politiko.net/

Më Shumë

Familjari i imamit të vrarë: Ky person e kërcënonte prej më shumë se një viti

Familjari i imamit të vrarë në fshatit Zlipotok të Komunës së Dragashit, Benjamin Tairovci ka thënë se i ndjeri ka pas kërcënime të vazhdueshme...

Dëmtohet Kompleksi i Dëshmorëve në Has, reagojnë veteranët

Është dëmtuar Kompleksi i Dëshmorëve në Has, një nga vendet përkujtimore më të rëndësishme të të rënëve për lirinë e Kosovës. Lidhur me rastin kanë...

Lajmet e Fundit