Zhbogar: Jemi të zhgënjyer me vendimin e Kuvendit

Përfaqësuesi i BE’së në Kosovës, Samuel Zbogar, i cili ishte i pranishëm në seancën e Kuvendit të Kosovës për ndryshimet kushtetuese që do t’i hapnin rrugë themelimit të Gjykatë Speciale, ka thënë se është i zhgënjyer me vendimin e Kuvendit për të mos e votuar Gjykatën Speciale.

“Jemi shumë të zhgënjyer me këtë vendim por na mbetet ta respektojmë”, ka thënë Zbogar.

Ai, po ashtu, ka thënë se mosvotimi është i dëmshëm për Kosovën, ndërsa ka shtuar se nuk e di ç’do të ndodhë në të ardhmen.

Para se të rifillonte seanca pasdite, Zbogar ishte shprehur optimist që amendamentimi do të kalonte në Kuvend. /Politiko.net/

Më Shumë

Ndërron jetë Dr. Naser Oskaqak

Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare Dr. Naser Oskaqak, specialist i kirurgjisë së përgjithshme dhe mjek me një karrierë të gjatë në Spitalin e...

Personi që goditi me veturë për vdekje policin në kufi është 28-vjeçar

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në afërsi të pikë-kalimit kufitar në Vërmicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasojë vdekjen e...

Lajmet e Fundit