6.7 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Aktori Armand Assante, vizitoi Prizrenin

Aktori i mirënjohur ameriakn, Armand Assante, sot ka vizituar edhe komunën e Prizrenit ku është pritur nga kryetari Muja dhe bashkëpunëtorë të tij.Armand Asante, i cili ka luajtur në shumë projekte filmike dhe ka një emër të çmuar në Holivud, është duke qendruar në Kosovë ku janë duke u bërë xhirimet e filmit “Requiem for Europe”, i regjisorit kroat, Jakov Sedllar.

Ai sot është pritur ngrohtësisht në rezidencën e kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja, i cili i vlerësoi jashtëzakonisht të arriturat e aktorit amerikan, dhe njëherit e falënderoi atë për vizitën që po i bënë edhe Prizrenit. Ndërkaq, vet aktori, Armand Asante, pati gojën mbushur plotë me fjalë të mira për Prizrenin, qytetarët dhe pritjen që i është bërë sot atij.

Ai tha se Kosova ka një histori të jashtëzakonshme, ajo nëpër çka keni kaluar është e vështirë, por është mrekulli se si ja keni dal mbanë, ka thënë aktori amerikan. Përkrah Asantes është edhe aktori i njohur kosovar Mensur Safqiu. Ai tha se Kosova për momentin nuk duhet të presë, por ka nevojë për ndihmën e secilit prej nesh si individ për që ecë përpara.

Përveç Safqiut, në këtë film marrin pjesë edhe artistet shqiptare Inva Mula, Ermonela Jaho, e Gresa Pallaska. Ato do të performojnë krah aktorëve të mëdhenj të Hollivudit si Martin Shin, Sharlot Remplling, Derek Xhejkobi etj. Për dallim nga zyrtarët amerikanë që veprojnë në Kosovë të cilët hezitojnë të takohen me Ramadan Mujën, një gjë aspak të vështirë nuk e pati emri i njohur i kinematografisë botërore, Armand Asante…/tv prizreni/

Më Shumë

Brenda 24 orëve ndodhën 42 aksidente në trafik, policia shqiptoi 807 dënime

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar dhjetëra aksidente trafiku, ku përveç dëmeve materiale, një numër i konsiderueshëm i rasteve kanë përfunduar...

Për 320 vende, mbi 1 mijë aplikantë në Forca e Sigurisë së Kosovës

Kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në mbylljen e konkursit për pranimin e 320 ushtarëve të rinj në Forca e Sigurisë së Kosovës,...

Lajmet e Fundit