Dashuri e mohuar| 22 vjeçari masakron me thikë 17 vjeçaren shqiptare

Për dashurinë mund të ndodhin shumë. Edhe nga ato më dramatiket. Kjo ka ndodhur me një djalë dhe një vajzë në Greqi.

Ajo, 17 vjeçe, dhe aspak e bindur në dashurinë e tij.

Ai 22 vjeç dhe i marrosur keq pas saj.

Por ndjenja e tij ishte larg vëmendjes së adoleshentes që nuk e përfilli duke e paguar shtrenjtë.

Adoleshentja 17 vjeçare, emigrante nga Shqipëria, ka mbetur e plagosur rëndë pasi u qëllua me thikë nga djaloshi pesë vjet më i madh se vetja, komunikoi sot zyrtarisht Policia e Greqisë.

Vajza 17 vjeçe, gjendet në spital nën kujdesin e mjekëve, në situatë kritike.

Policia thotë se ka arrestuar të dyshuarin e krimit, një djalë 22 vjeçar nga Shqipëria.

Nga hetimet që publikoi sot policia, një ditë më parë, në Krisopulis, lokalitet në Kavala, 22 vjeçari shqiptar, ka rrëmbyer një thikë dhe me të ka qëlluar në fyt adoleshenten shqiptare.

“I riu qëlloi me thikë në fyt të miturën pasi më herët i kishte shprehur disa herë dashurinë dhe nuk kishte gjetur mbështetje prej saj. Në momente gjaknxehtësie ka nxjerrë një thikë dhe e ka goditur”, – tha policia lokale.

Menjëherë pas krimit, i riu u zhduk në drejtim të paditur. Por disa orë më vonë është arrestuar nga policia lokale. /noa.al/

Më Shumë

Led Zeppelin 2 arrijnë në Prizren, nesër performojnë në Rock & Blues Music Festival

Grupi amerikan Led Zeppelin 2 ka arritur në Prizren, ku nesër mbrëma do të ngjitet në skenë në kuadër të Prizren Rock & Blues...

Theren me thikë dy 19-vjeçarë në Prizren

Janë therur me thikë dy persona të moshës rreth 19-vjeçare në Prizren.   Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ka njoftuar se njëri pacient ka paraqitur disa...

Lajmet e Fundit