2.7 C
Prizren
E premte, 7 Shkurt, 2025

GNK parasheh qeveri teknike në Maqedoni

Raporti i Grupit Ndërkombëtar të Krizës tregon për seriozitetin me të cilin Brukseli e sheh situatën në Maqedoni. Sipas përfaqësuesve të kësaj organizate, raporti ka të bëjë edhe me rreziqet e sigurisë dhe krizën politike si dhe me faktin se Kumanova është ngjarje e cila ka shkaktuar më shumë viktima në rajon në dekadën e kaluar.

Marko Prelec, një nga përpiluesit e Raportit, thotë se ndihma e faktorit ndërkombëtar është e patjetërsueshme që për reformimin e shpejtë dhe thelbësorë të institucioneve në Maqedoni, si hap i domosdoshëm që vendi të normalizohet.

“Gjëja e vetme që mendojmë se institucionet do të fillonin të punojnë në mënyrë përkatëse është prania e faktorit ndërkombëtar, të ashtuquajturit – dëshmitarë ndërkombëtarë. Ata do të ndihmonin popullin në Maqedoni dhe institucionet e Maqedonisë që ta shkatërrojnë sistemin e korrupsionit dhe kriminalitetit që u zbardhën me përgjimet”, tha Marko Prelev, bashkautor i raportit të GNK për Maqedoninë.

Në raport, GNK-ja ofroi edhe propozim-zgjidhje për dalje nga kriza; formimin e Qeverisë kalimtare e cila do t’i zbatonte reformat deri në zgjedhje, të cilat nuk duhet të mbahen pa u përfunduar plotësisht ato reforma. Paralelisht, të formohen komisione parlamentare që do t’i ndiqnin reformat, por edhe do ta hetonin përmbajtjen e bombave. Sipas analistit Sem Vaknin, raporti i GNK-së qëndron mbi dy supozime; se Qeveria e Gruevskit në format të tillë nuk mund të realizojë zgjedhje të drejta dhe se thellimi i krizës do të rezultonte me konflikt ndëretnik. Sipas tij, ngjarjet e Kumanovës kanë treguar se nuk ka rrezik për konflikte të motivuara etnikisht. Nga ana tjetër, ai vlerëson se presioni për Qeveri kalimtare është në duart e Perëndimit, edhe pse BE-ja për momentin ka çështje më prioritare refugjatët nga Lindja e Mesme.

“Bashkimi Evropian, Perëndimi dhe SHBA-ja nuk mund të lejojnë destabilizim e Maqedonisë për momentin. U nevojitet stabilitet, dhe nëse çmimi është sakrifikimi i përkohshëm i demokracisë në atë vend, për të arritur vend të qëndrueshëm – nën kontrollin e fortë, të centralizuar, vendi që mund të bashkëpunojë me agjencitë e inteligjencës, të bashkëpunojë me NATO-n, për ushtrinë, për kontrollin e kufirit – perëndimi do ta paguajë çmimin”, u shpreh Sem Vaknin, analist.

Raporti i publikuar dje është i pari pas katër vitesh i kësaj organizate. GNK-ja, aktiviteti kryesor i të cilës është paralajmërim i konflikteve të mundshme, ishte e pranishme në Maqedoni ishte deri në vitin 2008. Ende konsiderohet si organizata joqeveritare më me ndikim në qendrat perëndimore të vendimmarrjes. /Alsat-M/

Më Shumë

Ilirjani jep një lajm të mirë për Parashqevi Simakun

Këngëtarja Parashqevi Simaku do të lërë spitalin të mërkurën, njofton biznesmeni Elton Ilirjani, që është kujdesur për të gjatë javëve të fundit. Artistja do të...

Koalicioni për Familje mban tubim në Prizren, premton ndalimin e martesave të gjinive të njëjta

Koalicioni për Familje ka mbajtur një tubim në Prizren, ku theksoi angazhimin e tij për mbrojtjen e familjes tradicionale dhe kundërshtimin e martesave të...

Lajmet e Fundit