Morricone për Tarantinon

Quentin Tarantino ka zbuluar se Ennio Morricone, i konsideruar si një nga kompozitorët më të zotë të kësaj kohe, do ta realizojë muzikën e filmit të tij “Hateful Eight” – i cili është paralajmëruar se do të dalë në dhjetorin e këtij viti.

Me këtë film, Morricone rikthehet në Spaghetti Western për herë të parë pas katër dekadash.

Artisti italian, pos tjerash, ka bërë muzikën legjendare për filmat klasikë “The Good, the Bad and the Ugly”, “Once Upon a Time in the West” dhe “My Name is Nobody”.

Morricone dhe Tarantino duket se kishin përjetuar një çarje të rëndë në vitin 2013, kur kompozitori u tha studentëve të filmit në Romë se ky regjisor “vendos muzikën në filmat e tij pa koherencë”. Por, pa vonuar shumë, Morricone kishte thënë se ka një respekt të madh për Tarantinon dhe se është i kënaqur që ai zgjedh muzikën e tij. /Politiko.net/

Më Shumë

Emilja Rexhepi paralajmëron zgjedhje të reja

Ish-zv-kryeministrja dhe ish-nënkryetarja e Kuvendit, Emilja Rexhepi, ka paralajmëruar se Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse nuk arrihet marrëveshje për...

Parajsa në ty

Ilir Muharremi Shpirti im gjen qetësi dhe prehje në përqafimin e ngrohtë të saj, një përqafim plot vullnet, afërsi dhe zjarr të brendshëm. Të dy...

Lajmet e Fundit