Specialja në riprocedim këtë javë

Qeveria e Kosovës pritet që gjatë kësaj jave t’i riprocedojë në Kuvend të Kosovës amendamentet kushtetuese që i hapin rrugë krijimit të Gjykatës Speciale. Vizita e ndihmëssekretares amerikane të shtetit, Victoria Nuland, në Kosovës përcjell mesazhin e qartë se Kosova duhet sa më shpejt t’i krijojë Dhomat e Specializuara që pritet t’i trajtojë krimet e supozuara të luftës së UÇK-së.

Megjithatë, kryeministri Isa Mustafa nuk ka parapëlqyer që të deklarohet rreth afatit të riporcedimit të amendamenteve për Specialen.

“Ne e kemi agjendën dhe pasi ta kryejmë agjendën do të njoftohen mediat”, ka thënë shkurt Mustafa.

Në anën tjetër, një zyrtar i lartë i PDK-së i ka deklaruar gazetës se gjatë kësaj jave, Kuvend i Kosovës mund ta ketë përballjen e dytë me amendamentet për Gjykatën Speciale. “Besoj se Qeveria do t’i sjellë shumë shpejt amendamentet për Specialen. /Zëri/

Më Shumë

Në Rahovec mbahet festivali poetik kushtuar Xhevdet Bajrajt

Në Rahovec është mbajtur edicioni i parë i Festivalit Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor i organizuar nga Klubi Letrar “Xhevdet Bajraj”, kushtuar...

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Lajmet e Fundit