10.3 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Në Prizren, nis nënshkrimi i peticionit për liberalizim të vizave

Sot, ka filluar nënshkrimi i peticionit nëpërmjet të cilit qytetarët e Kosovës i drejtohen autoriteteve të Bashkimit Evropian dhe Qeverisë së Kosovës për përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave.

Peticioni është pjesë e fushatës “Koha për ta ndalur izolimin e Kosovës” dhe do të zgjasë dy javë. Organizatat partnere të kësaj fushate ditët e para do të jenë me nga dy pika të vendosjes për mbledhje të nëshkrimeve në secilën nga shtatë komunat e mëdha.

Komuna e Prizrenit do t’i ketë dy pika të vendosjes, një në “Shatërvan” dhe një në “Sheshin e Lidhjes së Prizrenit”. Ndërsa, ditëve në vijim do të jenë në komunat përreth, raporton PrizrenPress.

Organizatorët ftojnë të gjithë qytetarët që të dalin nëpër vendet ku jetojnë dhe ta nënshkruajnë peticionin për përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave.

Organizatat partnere janë: 1. Kosovo 2.0 – Prishtinë 2. OJQ EC Ma Ndryshe – Prizren 3. OJQ Community Building Mitrovica – Mitrovicë 4. OJQ She-Era – Gjakovë 5. OJQ Vizioni i Syrit – Pejë 6. OJQ Network of peace Movement – Gjilan 7. Iniciativa për Progres INPO – Ferizaj. /PrizrenPress.com/

Prizren-petecioni per vizat1

Më Shumë

37 aksidente dhe mbi 1 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

37 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë, prej të cilave 10 kanë qenë me të lënduar dhe 27 me...

Prokuroritë nga Prizreni e Kukësi dakordohen për forcim bashkëpunimi

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, është pritur në një takim pune nga drejtuesja e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, Griselda Haxhiaj. Takimi...

Lajmet e Fundit