Kuvendi i Kosovës debaton për EULEX-in

KuvendiKosoves5-27Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të debatohet për hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës, rolin e EULEX-it, Qeverisë së Kosovës dhe periudha e tranzicionit, sipas kërkesës së deputetit Kurtan Kajtazi, mbështetur nga deputetët nënshkrues.
Kurtan Kajtazi i ka thënë Kosovapress-it se në këtë seancë do t’i rekomandohet qeverisë që të fillojë përgatitjet lidhur me themelimin e një Gjykate për krime lufte, megjithatë ai ka thënë se nuk do të diskutohet lidhur me mandatin e EULEX-it.

Kuvendi do të mbajë edhe një seancë tjetër në orët e pasdites, ku përveç deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe kohës për pyetje parlamentare, do të shqyrtohet për herë të dytë projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2013.

Po ashtu, për herë të dytë shqyrtohen projektligji për ekzekutimin e sanksioneve penale, projektligji për tregtinë e mallrave strategjikë, si dhe projektligji për shfrytëzimin, administrimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesës në bashkëpronësi.

Kurse për herë të parë do të shqyrtohet projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre në Republikën e Kosovës, si dhe projektligji për tregun e naftës dhe të produktet e naftës në Kosovë.

Më Shumë

Kosova mirëpret çlirimtarët, historia tashmë ka folur

Qazim Thaçi Tashmë, siç duket, janë konsumuar pothuajse të gjitha pretendimet kundër ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup...

Kampionati i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15...

Lajmet e Fundit