DiCaprio dhuron 15 milionë dollarë për mbrojtjen e mjedisit

Aktori hollivudian, Leonardo DiCaprio është kritikuar shpesh për mënyrën e tij të jetës dhe predikimet në lidhje me ndryshimin e klimës.

Por, fondacioni i yllit të “The Wolf of The Wall Street”, ka lajmëruar një ditë më parë se do të dhurojë 15 milionë dollarë për shkaqe të ndryshme mjedisore si dhe për fuqizimin e aktivistëve dhe organizatave që luftojnë për të mbrojtur planetin tonë.

Shkatërrimi që po i bëhet mjedisit është tepër i rëndë për t’u injoruar, ka thënë aktori 40–vjeçar dhe prandaj unë dëshiroj të dhuroj një dorë për të ndihmuar për këtë sfidë të madhe të njerëzimit, ka përfunduar ai.

Më Shumë

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Veselaj-Gutaj ngushëllon familjen e mësimdhënësit, Ismet Reka

Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të mësimdhënësit të matematikës në SHFMU...

Rrokulliset kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një kamion i ngarkuar me zhavorr është vetaksidentuar sot, rreth orës 09:20, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Malishevë–Prishtinë, në kilometrin 58. Lajmin për Telegrafin...

Lajmet e Fundit