5 studentë në garë për një indeks

Mbi 16 mijë kandidatë kanë konkurruar për të studiuar në ndonjërin prej fakulteteve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, përderisa vetëm gjysma e tyre do të mundë të pranohen.

UP-ja për vitin akademik 2015/16 ka ofruar vende studimi vetëm për 7880 studentë, prej të cilëve 7330 studentë të rregullt dhe 550 studentë me korrespondencë. Fakulteti i Edukimit ka marrë interesimin më të madh të të rinjve kosovarë për të studiuar.

Në këtë Fakultet një ditë para mbylljes së konkursit publik për aplikim, konkurrenca është regjistruar pesë fish më e lartë sesa numri i vendeve për studim. Isak Shabani, drejtor i Shërbimit për Teknologji të Informacionit (TI) në UP, thotë se deri në mesditën e së mërkurës kanë aplikuar 16 mijë e 250 kandidatë.

Dy risitë që janë inkuadruar në konkursin publik të këtij viti, përfshirja në provim pranues të të gjitha fakulteteve, si dhe rritja e pragut të kalueshmërisë në 40 për qind të provimit pranues, sipas tij, nuk ka ndikuar që të rinjtë të hezitojnë për të kandiduar për studim në këtë Universitet.

Ai ka thënë se rezultatet e provimit pranues do të publikohen automatikisht në sistem, në secilën faqe elektronike të fakulteteve të Universitetit./zeri/

Më Shumë

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte...

Kryeprokurori i Prizrenit priti në takim pune përfaqësues të Ambasadës Britanike

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren,Petrit Kryeziu, priti sot në takim përfaqësues nga Ambasada Britanike, Alan Edwards, mentor për Ekipet e Përbashkëta Hetimore (JIT),...

Lajmet e Fundit