Asllanaj uron myslimanët për Bajram

Kryetari i komunës së Suharekës, Sali Asllanaj uron të gjithë qytetarët mysliman me rastin e festës së Fitër Bajramit.

“Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju drejtohem në këtë Festë të Fitër Bajramit me dëshirën më të madhe që ju dhe familjet tuaja të jenë të bekuara, të jenë të gëzuara dhe të kenë dashuri në mes vete”, thuhet në urim.

“Uroj që kjo ditë të jetë ditë e faljes dhe miqësisë, ditë e humanitetit dhe ndihmës, ditë e shtrirjes së dorës drejt atyre që kanë nevojë”.

“Shpresoj dhe uroj që kjo ditë të sjellë në të gjitha sofrat më shumë të mira shpirtërore, begati e mirëqenie”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për shitblerje të narkotikëve ndaj shtetasit të Shqipërisë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër Z.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili gjendet nën masën e paraburgimit,...

Totaj priti delegacionin e Iowa Soccer Association nga SHBA-ja

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të Iowa Soccer Association nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili...

Lajmet e Fundit