5.8 C
Prizren
E martë, 1 Tetor, 2024

Nait Hasani: Nuk e votoj një gjykatë, që nuk dënon krimin e Dubravës

“…Votimi i ardhshëm të ndodhë në momentin që të jemi të sigurt dhe të garantuar që i kemi votat e mjaftueshme, sepse nuk guxojmë që të gabojmë dhe të dështojmë”, tha ministri i Jashtëm i Kosovës dhe kryetari i PDK-së Hashim Thaçi, dy ditë më parë.

Deklaratat e kreut të Partisë Demokratike të Kosovës po vërtetohen edhe nga qëndrimet e deputetëve dhe bashkëpartiakët e tij, sipas të cilëve, shpresat për votimin e Speciales në Kuvend mbeten po aq të fikura sa në fillim të javës.

Nait Hasani deputeti i PDK-së, më 26 qershor votoi kundër krijimit të Speciales dhe nuk ka ndryshuar qëndrim.

“A do të ketë ndonjë gjykatë që do ta dënojë krimin në Burgun e Dubravës, jo, a duhet t’i amnistojmë ata, në bazë të kësaj del se po. Unë nuk mundem ta votoj një gjykatë që nuk e dënon krimin e Dubravës, por i dënon shqiptarët”, tha Hasani.

Hasani tha se presionet ndërkombëtare i sheh si presione të miqve që kanë interes krijimin e Speciales, por sipas tij interesi i Kosovës është të mos themelohet ky institucion.

As deputeti i Lëvizjes për Bashkim, Raif Çelaj, subjekt ky në koalicion me PDK-në dhe LDK-në, nuk është bindur që të votojë për krijimin e Speciales.

Ai kishte ngritur dorën lart duke votuar kundër më 26 qershor.

“Vota ime vazhdon të jetë po ajo që ka qenë përderisa edhe vetë krijimi i Gjykatës Speciale është po i njëjti qëllim. Takime për këtë çështje enkas nuk kam pasur por jam takuar disa herë me pjesën dërrmuese të tyre dhe asnjëherë nuk kanë bërë as ngulmimin më të vogël që të bëjnë presion sepse e dinë që është i kot presioni ndaj meje”, tha Çelaj.

Ndërsa Bekim Haxhiu, deputeti i PDK-së, i cili ka shprehur vazhdimisht në media qëndrimin e tij kundër Gjykatës Speciale ka qenë i padefinuar për rivotimin e mundshëm të Speciales.

Ndryshe më 26 qershor deputetët e Kuvendit të Kosovës i thanë jo ndryshimeve kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale Pas debatit që zgjati disa orë, 75 deputet votuan pro, 7 kundër dhe dy deputetë abstenuan pas votimit elektronik. /Kallxo.com/

Më Shumë

Sfida interesante në javën e tretë

Java e tretë në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll do të dhurojë sfida interesante. ProCredit Superliga-Java 3 E shtunë 17:15 Vëllaznimi - Trepça E diel 17:00 Golden Eagle...

Luis Enrique bën deklaratën e fortë: Nuk do ta kisha trajnuar PSG-në me Messin, Neymar dhe Mbappe

Në dokumentarin që “Movistar+” i dedikoi, Luis Enrique bëri një deklaratë që tërheq vëmendjen e të gjithëve. Trajneri spanjoll shprehu se nuk do ta...

Lajmet e Fundit