Aksident në superstradën Milot-Mamurras, 3 të lënduar

Tre persona mbetën të lënduar mëngjesin e kësaj të diele, në superstradën Milot-Mamurras.

Ngjarja ndodhi pak para orës 06.00 të mëngjesit të sotëm, te vendi i quajtur karburant “Reçi”, kur një mjet tip “Suzuki” me targë AA446CU me drejtues shtetasin E.Ll, 27 vjeç, banues në Milot, është përplasur me një triçikël pa targa me drejtues shtetasin P.D, 60 vjeç, banues në Thumanë, Krujë.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të dëmtuar dy drejtuesit e dy mjeteve dhe vajza 28-vjeçare J.Ll, pasagjere e mjetit Suzuki. Tre të plagosurit u dërguan për ndihmë mjekësore në Spitalin e Kurbinit, transmeton shekulli.

Ndërsa më pas u dërguan për në Spitalin Ushtarak në Tirane në gjendje të rënduar shëndetësore. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Më Shumë

Prizreni vazhdon shenjëzimin rrugor, ripërtërihet shtegu i biçikletave në qytet

Drejtori i Shërbimeve Publike, Islam Ukimeri, ka përcjellë nga afër punimet për shenjëzimin horizontal dhe vertikal, të cilat po realizohen sipas planit në gjithë...

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Ramadan Zymeraj

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe...

Lajmet e Fundit