4.6 C
Prizren
E enjte, 25 Dhjetor, 2025

Dekameroni, Sokrati dhe Elektra në Butrint

Ka nisur më 18 korrik edicioni i 13-të i Festivalit të Butrintit. Nata e parë ishte rezervuar për teatrin bullgar, të cilët ngjitën në skenë ‘Dekameronin’. Mes shfaqjeve do të jenë “Apologjia e Sokratit”, interpretuar nga Mirush Kabashi dhe “Elektra”, me regji të Laert Vasilit

“Dekameroni” ishte shfaqja që ngriti siparin e edicionit të 13-të të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Butrinti 2000”, nga trupa teatrore bullgare me regji të Diana Dobreva. Shthurja, imoraliteti, perversiteti, nuk mund të vrasin ëndrrën, atë që është e vërtetë te njeriu, dashurinë. Një përballje agresive e regjisores, e mbështetur mbi talentin e aktorit.

“Ata ishin europianë, impresionues, një lojë e shkëlqyer”, e ka quajtur Maks Velo, ndërsa

Përparim Kabo e ka cilësuar të mrekullueshme shfaqjen që hapi natën e parë të festivalit të teatrove.

Mbrëmë ishte trupa italiane nga Bergamo me shfaqjen “Zëra të huaj”, ajo që gjallëroi skenën antike të Butrintit, një shfaqje me regji nga Luigi Pezzotti.

Mbrëmja e 20 korrikut i është rezervuar tragjedisë “Elektra”, me regji të Laert Vasilit, i cili merr pjesë në Festivalin Ndërkombëtar t? Teatrit “Butrinti 2000?.

Shfaqja “Elektra” ka një kastë të talentuar aktorësh që janë pjesë e trupës së Teatrit “Aleksandër Moisiu”, si Eralda Çaushi në rolin e Elektrës, Amos Muji Zaharia në rolin e Orestit, Mimoza Marjanaku në rolin e Klitemnestrës, Vilma Hodo në rolin e Kristotemës, Suela Bako në rolin e Korifesë, Gjergj Doçi në rolin e kujdestarit, Besmir Bitraku në rolin e Egistit dhe Xhejn Fama në rolin e Piladit.

Maqedonia përfaqësohet me shfaqjen “Lisistrata”, e cila do të ngjitet në skenën më 21 korrik nga regjisorja Natasha Poplavska.

Në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove, aktori i mirënjohur shqiptar, Mirush Kabashi do të ngjitet në skenën e Butrintit me shfaqjen “Apologjia e Sokratit”.

Në edicionin e 13-të të këtij festivali ku janë kryesisht shfaqje ndërkombëtare, Artistit të merituar, Mirush Kabashi, i është rezervuar mbrëmja e 22 korrikut.

Ky festival realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Institutit Italian të Kulturës, Postës Shqiptare. Në këtë event artistik, që ka nisur të shtunën më 18 korrik dhe do të mbyllet më 22 korrik, janë pjesëmarrëse tri kompani teatrore të huaja, nga vendet fqinje dhe dy të tjerat janë shqiptare.

TweetLikePlusPin ItSha

Më Shumë

Gjeraj merr sërish çmimin “Trajner i Dalluar”

Trajneri i Drinit të Bardhë, Robert Gjeraj, është nderuar për të dytin vit radhazi me çmimin “Trajner i Dalluar” nga Komuna e Prizrenit, duke...

Kriza e furnizimit me rrymë në Suharekë, Muharremaj apel qytetarëve: Nuk është problemi te kryetari i komunës

Kriza e furnizimit me energji elektrike ka kapluar Kosovën. Në shumë qytete e fshatra, mungesa e rrymës shkon edhe deri në 24 orë e më...

Lajmet e Fundit