18.2 C
Prizren
E shtunë, 20 Shtator, 2025

Edukimi ‘rrëzon’ Ekonomikun dhe Juridikun: Ja aplikimet në fakultetet e UP-së

Numri i maturantëve të cilat kanë aplikuar në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, për ta marrë statusin e studentit në universitetin më të madh publik në Kosovë, ka qenë 17.412.

Telegrafi mëson se numri i aplikantëve të verifikuar për t’iu nënshtruar provimeve pranuese është 16.716

Sipas statistikave, del se më së shumti të interesuar për të ndjekur studimet kishte Fakulteti i Edukimit, që këtë vit la pas Fakultetin Ekonomik dhe Fakultetin Juridik, transmeton telegrafi. Ndërsa, më së paku të interesuar kishte në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike.

Studentët i janë nënshtruar provimeve pranuese dje dhe sot.

Të dhënat për aplikantët e verifikuar, për çdo fakultet të UP-së, janë si më poshtë!

Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore: 1137
Fakulteti Filozofik: 1725
Fakulteti Filologjik: 1792
Fakulteti Ekonomik: 2228
Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës: 681
Fakulteti Juridik: 1574
Fakulteti i inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike: 641
Fakulteti i inxhinierisë Mekanike: 242
Fakulteti i Mjekësisë: 2198
Fakulteti i Arteve: 383
Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinës: 666
Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit: 476
Fakulteti i Edukimit: 2541
Fakulteti i Shkencave Teknike të Aplikuara – Ferizaj: 432
Gjithsej: 16716

Më Shumë

Në muajin korrik kanë vdekur 876 persona në Kosovë

Gjatë muajit korrik 2025, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 876 raste të vdekjeve, përfshirë ato të ndodhura brenda dhe jashtë vendit, sipas të dhënave...

Nderohen me pulla postare atdhetarët Musa Shehzade dhe Metush Krasniqi

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sot në qarkullim emisionin e pullave postare “Personalitete – Musa Shehzade dhe Metush Krasniqi”. Dy...

Lajmet e Fundit