14.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

“Çuditet” Zafiri

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha ende nuk e ka të qartë se cka duhet të ndodhë në Kosovë, për të vepruar organet e drejtësisë. Ai në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se është e çuditshme se si Prokuroria nuk heton raportet financiare te keqpërdorimit të paras publike në Prizre, që janë publikuar nga Auditori i Përgjithshëm.

“Shtet se jo mahi. Mbi 660 shkelje të ligjit të Prokurimit Publik, në institucionet ekzekutive tw vendit, konstaton Auditori Përgjithshëm për vitin 2014”.

“Kur i lexon gjetjet e Auditorit Përgjithshëm lidhur me Prizrenin, por edhe në të gjitha institucionet e vendit, pa dyshim të shkon mendja se në ketë vend a ka Prokurori dhe organe të tjera të drejtësisë?”.

“Çka duhet me ndodhë në Kosovë dhe me pasurin e saj dhe me të mirat materiale të qytetarëve që Prokurorisë së shtetit me i dal gjumi”.
“Një fjalë popullore për këtë gjendje kishte me thanë ,,tupani bien për ata që kanë vesh. Nëse dikush mendon se në këtë vend s’ka ligj duhet me ditë që ka Zot, dhe herët a vonë kanë me dhënë llogari të gjithë”.

Berisha ka kujtuar edhe një herë të gjeturat nga Auditori në Komunën e Prizrenit.

1/ Komuna ka shpenzuar shuma të larta për dreka zyrtare si dhe shpenzime për vizita rekreative në bregdet, ndërkohë që komuna ka nevojë për investime në zhvillimin ekonomik dhe social të qytetarëve, dhe shumë projekte nuk janë realizuar për shkak të mungesës së buxhetit;

2/ Menaxhim i dobët i aktiviteteve për inkasimin e të hyrave vetjake. Kjo ka rezultuar me inkasim të ulët të të hyrave dhe menaxhim tejet të dobët të kontratave të dhënies së pronave të komunës me qira; dhe

3/ Dobësi në sistemin e prokurimit që kanë rezultuar me menaxhim të dobët të proceseve të prokurimit si në fazat planifikuese ashtu edhe gjatë realizimit të kontratave./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Në 25-vjetorin e zhdukjes së Ukshin Hotit, djali i tij publikon një letër të shkruar nga i ati

Kryetari i Komisionit për të Pagjeturit, Andin Hoti, në 25-vjetorin e zhdukjes së babait të tij, veprimtarit Ukshin Hoti, e ka përkujtuar atë mënyrë...

Policia kryen bastisje në Prizren, gjenden substanca narkotike

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të hënën (më 13.05.2024) në orën 18:00, ka kryer bastisje në një banesë në Prizren. Sipas policisë,...

Lajmet e Fundit