15.9 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

PDK ende s’i ka votat për Gjykatën, Thaçi u jep afat deputetëve deri në shtator

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së Adem Grabovci ka thënë se në mbledhjen e sotme të Partisë Demokratike të Kosovës, përveç temave të tjera, është diskutuar edhe për themelimin e Gjykatës Speciale,që duhet të votohet para muajit shtator. Në këtë mbledhje, Thaçi, ua ka rikujtuar deputetëve të kësaj partie rendësinë e themelimit të Gjykatës Speciale.Grabovci ka thënë se Thaçi u ka thënë atyre që është interes i Kosovës të mbajë raportet e mira me aleatët e saj ndërkombëtar si SHBA dhe Bashkimi Europian.

Grabovci, ka thënë për Express se në mbledhjen që ka mbajtur PDK, është diskutuar për dy seancat, njëra që do të mbahet sot dhe tjetra nesër. Më tej, ai ka shtuar se qëndrimi i Thaçit është që të votohet para muajit shtator.

“Në mbledhje diskutuam edhe për Gjykatën Speciale. Kryetari Thaçi ua ka rikujtuar deputetëve qëndrimin e PDK’së për themelimin e Speciales. Por, sot dhe nesër nuk do të diskutohet në Kuvend për të sepse ende s’ka ardhur thirrja nga Qeveria për seancë”.

“Gjykata do të vijë në Parlament atëherë kur i kemi votat”, ka shtuar Grabovci.

Kurse sot nga mbledhja është larguar deputeti Nait Hasani, që po kundërshton ashpër themelimin e Gjykatës. Përveç këtij, është edhe deputetja Ganimete Musliu me një qëndrim të qartë që nuk do të ndryshojë mendjen për themelimin e Speciales, ndërsa tetë të tjerët të cilët votuan kundër dhe dy nuk ishin të pranishëm kanë qëndrim të luhatësh. Megjithatë edhe pas kësaj mbledhje Kryetari Thaçi nuk ka arritur të ndryshojë mendjen e tyre.

 

Më Shumë

Bashkimi triumfon në kryeqytet

Bashkimi ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në kryeqytet, duke mposhtur Sigal Prishtina me rezultat 77:87, raporton PrizrenPress. Prizrenasit zhvilluan një ndeshje të mirë...

27 vjet nga masakrimi i 243 shqiptarëve në Krushë të Madhe

Krusha e Madhe përkujton sot të vrarët dhe të masakruarit nga forcat serbe, ku nuk janë kursyer as gratë, fëmijët dhe pleqtë. 27 vjet më...

Lajmet e Fundit