15.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Sondazhi i fundit: PDK humb 12 për qind të votave

Rreth 17 përqind e qytetarëve të Kosovës mendohet se gjatë zgjedhjeve të fundit u është kërkuar që të shesin votën e tyre, në shkëmbim të ndonjë shërbimi, paraje apo ndonjë dhurate.

Kjo shifër konsiderohet alarmante, pasi që shihet se është i madh numri i qytetarëve, të cilët në bazë të përfitimeve materiale edhe mund të shesin votën e tyre.

Ndërsa një pjesë e madhe të anketuarve kanë deklaruar se në rast të zgjedhjeve, do ta votonin Partinë Demokratike të Kosovës. Kjo u bë e ditur sot, gjatë publikimit të raportit mbi partitë politike nga Lëvizja FOL.

Ky raport është bazuar në metodën sasiore dhe është zhvilluar gjithsej në 38 komuna të Kosovës. Të anketuar kanë qenë 1000 persona. Lëvizja FOL pohon se niveli i besueshmërisë së këtij hulumtimi është 95 përqind, sepse të dhënat janë të sakta.

Përfaqësuesi i Lëvizjes FOL, Fidan Kalaja, tha se 17 përqind e qytetarëve të anketuar kanë deklaruar se e kanë shitur votën e tyre, ndërsa 33 përqind kanë mohuar një gjë të tillë.

Kalaja: 17 për qind e qytetarëve pohojnë t ë kenë pasur kërkesa për shitje vote

“Lëvizja FOL gjatë këtij hulumtimi të opinionit publik i ka pyetur qytetarët rreth dy komponentëve kryesore sa i përket partive dhe sistemit zgjedhur në Kosovë…a ka pasur sipas qytetarëve ndonjë keqpërdorim nga ana e partive politike dhe të identifikojmë këto keqpërdorime…ata fillimisht janë pyetur nëse para zgjedhjeve të fundit të përgjithshme, ndonjëra nga partitë politike u ka kërkuar votën në shkëmbim të ndonjë shërbimi, paraje ose dhurate. Në këtë pyetje, sipas të gjeturave të hulumtimit, rezulton se 17 për qind e të anketuarve kanë deklaruar duke dhënë votën partive politike në shkëmbim të ndonjë të mire materiale, ndërsa 33 për qind e kanë mohuar të ketë ndodhur një gjë e tillë”, tha Kalaja.

Qytetarët në këtë anketë janë pyetur edhe rreth asaj se cilën parti do ta votonin, nëse do të mbaheshin zgjedhjet e përgjithshme pas një jave. PDK-ja del të jetë partia e cila do të mblidhte më së shumti vota edhe në zgjedhjet e ardhshme.

Kalaja: Nëse do të mbaheshin zgjedhje, PDK do të ishte e para

“Fillimisht qytetarët janë pyetur nëse pas një jave do të zhvilloheshin zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë, cilën nga partitë do të votonit. Nga 100 për qind e respondentëve , rreth 18.7 e tyre janë përgjigjur se do ta votonin Partinë Demokratike të Kosovës, rreth 17.7 e të anketuarve janë përgjigjur se do ta votonin LDK-në, rreth 16.6 për qind do ta votonin LVV”, shtoi Kalaja.

Sipas Kalajës, nga 65 përqind e qytetarëve, votat e të cilëve do të ishin të vlefshme duke u bazuar në këtë hulumtim, rreth 29 përqind e tyre do ta votonin PDK-në, rreth 28 LDK-në, ndërsa 25.5 VV-në.

Kalaja: Nga 65 për qind të qytetarëve, 29 do e votonin PDK-në

“Niveli i pjesëmarrjes së gatishmërisë së pjesëmarrjes në zgjedhje në këtë periudhë të anketimit do të ishte diku 65 për qind, ose pjesëmarrja më e lartë në zgjedhje që nga Pavarësia e Kosovës. Nga ky 65 përqind i qytetarëve që do të merrnin pjesë në zgjedhje, rreth 28.7 përqind kanë deklaruar se do të votonin Partinë Demokratike të Kosovës, rreth 27.7 për qind do ta votonin LDK-në, rreth 25.5 për qind kanë deklaruar se do ta votonin LVV, 6.6 për qind do ta votonin AAK-në, 3 për qind do ta votonin Listën Serbe”, tha Kalaja.

Sa i përket ndarjes së votave nga ana regjionale, PDK dhe LDK dhe VV do të ishin më të votuara në rajonin e Prishtinës, AAK në rajonin e Gjakovës, kurse NISMA në rajonin e Prizrenit.

Më Shumë

Vetaksident në Prizren- Vetura godet pemën, lëndohet një person

Vetaksidentohet një veturë në qendër të Prizrenit. Si pasojë shoferi i veturës ka mbetur i lënduar. Ai është përplasur me anësoret dhe më pas me...

Kapet me armë ilegale në Rahovec, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt

Në Rahovec, dje në ora 20:20, një person  është arrestuar pasi gjatë një kontrolli në automjetin e tij është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë...

Lajmet e Fundit